• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prodhim dhe tregtim armësh, qeveria krijon agjencinë shtetërore “KAYO”, 3 mln euro fondi fillestar

by Java News
20/05/2024 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria është e gatshme të shpenzojë 3 milionë euro si buxhet fillestar për të ringritur industrinë e armëve. Një projektligj i hartuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe i hedhur për konsultim publik, parashikon ngritjen e një shoqërie shtetërore e cila do të ketë si detyrë prodhimin e armëve.

Vetëm përmes një shoqërie të tillë mund të aktivizohen dhe funksionojnë mekanizmat e nevojshëm për rivitalizimin e kapaciteteve të  trashëguara të industrisë ushtarake, në kuadrin e dinamikave aktuale në ambientin ndërkombëtar strategjik të sigurisë, vendimet dhe standardet e NATO-s.

Këto armë parashikohen të përdoren jo vetëm për pajisur e Forcat e Armatosura Shqiptare, por edhe për tregti.

Objekti i veprimtarisë lidhet me projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin dhe tregtimin e ligjshëm, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, municioneve, teknologjitë dhe pajisjeve ushtarake, si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake.

Rivitalizimi i industrisë së armëve në Shqipëri ishte një nismë e lajmëruar muaj më parë nga ana e kreut të qeverisë, si një domosdoshmëri në kuadër të zhvillimeve në lindje të kontinentit.

Më herët, ishte Presidenti ukrainas Zelenksy që gjatë vizitës së tij në Tiranë, kërkoi nga Shqipëria dhe vendet e rajonit tonë, të ndihmojnë Kievin përballë agresionit rus, përmes prodhimit dhe furnizimit me armë.

Krijohet shoqëria “KAYO”, bashkëpunim shtet privat

 Ministria e Mbrojtjes ka nxjerr për konsultim publik një projektligj që u hap rrugë prodhimit të armëve, një nismë që është përmendur që më parë dhe me sa duket tashmë po shihet seriozisht edhe në planin praktik.

Projektligji “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, ka për qëllim të shërbejë si akt themelimi për shoqërinë “KAYO sh.a”, që do shërbej për prodhimin e armëve.

Përmes kësaj nisme ligjore bëhet e mundur krijimi i një strukture të re në formën e një shoqërie tregtare më të gjitha kapacitetet e nevojshme për të ndërvepruar në tregun e sotshëm kombëtar dhe ndërkombëtar. Në realicionin shpjegues që shoqëron projektligjin thuhet se vetëm përmes një shoqërie të tillë mund të aktivizohen dhe funksionojnë mekanizmat e nevojshëm për rivitalizimin e kapaciteteve të trashëguara të industrisë ushtarake, në kuadrin e dinamikave aktuale në ambientin ndërkombëtar strategjik të sigurisë, vendimet dhe standardet e NATO-s.

Rivitalizimi i prodhimit të armëve, paralelisht do të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik, duke e bërë industrinë e mbrojtjes një motor mbështetës për përparimin.

Objekt veprimtarie do të jetë projektimi, prodhimi, riparimi, demilitarizimi dhe tregtimi, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe ato ushtarake, municionet, teknologjitë dhe pajisjeve ushtarake. Procesi ka për qëllim të nxisë inovacionin dhe zhvillimin teknologjik në fushën e industrisë së mbrojtjes, nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë edhe me sektorin privat.

Ky është vetëm hapi i parë drejt rivitalizimit të industrisë ushtarake dhe përmes saj vendi ynë synon të forcojë pozicionin e saj strategjik në rajon, duke u bërë një aktor më i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e përqasur me objektivat e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Efektet fillestare të këtij projektligji në momentin e krijimit të kësaj shoqërie janë në vlerën 300 milionë lekë dhe do të përballohen nga fondi rezervë.

Në vendin tonë, pas 1970-ës u ndërtuan 3 ndërmarrje të prodhimit të armëve, Mjekës të Elbasanit, Gramsh dhe Poliçan, por pas ndërrimit të sistemeve 3 treja u mbyllën. Rreth në muaj më parë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se Shqipëria është nga vendet e pakta në rajon që e ka të fjetur industrinë ushtarake dhe se ka nevojë për investime dhe investitorë për ta riaktivizuar dhe zhvilluar industrinë. Gjatë muajit shkurt kur Tiranën e vizitoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi që Ballkani të prodhojë armë dhe në veçanti edhe Shqipëria për të përballuar agresionin rus./n.j

Next Post
Dy të (pa)vërtetat që ndërkombëtarët i kanë krijuar për Albin Kurtin

Si mund të kërkojë dikush më shumë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In