• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Proda takim me drejtorët e përgjithshëm të policive të rajonit: Kemi finalizuar 4 operacione, të unifikohen sistemet e databazave

by B K
04/04/2025 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda mori pjesë në takimin ndërmjet drejtorëve të përgjithshëm të policive të rajonit.

Takimi, i mbështetur nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare: INTERPOL, EUROPOL, FRONTEX, EU4FAST, EUDEL dhe GIZ.

Në fokus të këtij takimi ishin tematikat si lufta kundër trafikimit të emigrantëve; krijimi i databazave të përbashkëta; përputhja e legjislacioneve kombëtare të fushës, me legjislacionin e BE-së.

Gjatë takimit, titullarët e policive diskutuan se betejat kundër kësaj veprimtarie kriminale zhvillohen tashmë në një kontekst të ri, në atë virtual. Duke qenë se komunikimet ndërmjet autorëve, si dhe ndërmjet autorëve dhe të dëmtuarve, kryhen në platforma sociale të ndryshme, nevojiten njohuri dhe kapacitete të kombinuara dhe moderne për të parandaluar, konstatuar dhe goditur rastet e trafikimit të qenieve njerëzore.

Në fjalën e tij në takim, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm rajonal dhe me të gjerë, i cili ka rezultuar me finalizimin e 4 operacioneve masive dhe të rëndësishme të Policisë shqiptare në këtë fushë.

Drejtori gjithashtu theksoi se ky bashkëpunim nuk duhet kufizuar vetëm tek aspekte policore dhe operacionale, por duhet të shtrihet dhe te unifikimi i sistemeve dhe databazave, të cilat do të përshpejtojnë verifikimet, në funksion të konstatimit dhe goditjes së këtyre rasteve.

Proda theksoi se pavarësisht sfidave që ka sjellë modernizimi, shpejtësia e përhapjes dhe shtrirja e kësaj veprimtarie kriminale, strukturat e Policisë mund të fitojnë revansh nëpërmjet intensifikimit të bashkëpunimit, mbi baza profesionalizmi dhe reciprociteti, krijimit të një infrastrukture të sigurtë komunikimi, përdorimit të standardeve të njëjta në komunikimet midis sistemeve të teknologjisë së informacionit, investimeve më të mëdha në sistemet e teknologjisë së informacionit si edhe afrimit të kuadrit ligjor të vendeve respektive, me BE-në.

Next Post
Ndërhyri në e-mailet dhe faqet zyrtare të institucioneve shtetërore, 15-vjeçari i prekur nga çrregullimi i spektrit të autizmit

Ndërhyri në e-mailet dhe faqet zyrtare të institucioneve shtetërore, 15-vjeçari i prekur nga çrregullimi i spektrit të autizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In