• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Procesverbali që provon si Mediu dhe Shkëlzeni donin të poshtëronin Qeverinë

by Mero Baze
03/11/2021 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është përpjekur sot të shmangë përgjegjësinë kryesore ligjore që ka lidhur me kontratën e Gërdecit, duke tentuar të krijojë distancë me pronarët e kompanisë së interesuar për këtë çështje. Ai ka deklaruar para gazetarëve se “janë fakte të pakundërshtueshme se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec.”

Në fakt, deklarata e Mediut ka një farë sinqeriteti. Ai nuk i ka pasur kontaktet direkt me kompaninë e demontimit, por vetëm me Shkëlzen Berishën. Por nga ana tjetër, ai ka lënë gjurmë që jo vetëm kishte kontakte me kompaninë, por i ka bërë presion Qeverisë zyrtarisht që ajo të nënshkruajë kontratë me Qeverinë.

Më poshtë po botoj një nga faqet e procesverbalit të mbledhjes së Qeverisë, ku Mediu i bën presion Qeverisë, që ajo të lidhë kontratë direkte me kompaninë për demontimin e municioneve. Në mbledhje ka kundërshtuar Ilir Rusmali dhe Ridvan Bode.

Rrugëzgjidhja që i kanë dhënë është ligjore. I kanë thënë ose bë tender, ose një vendim për prokurim të drejtëpërdrejtë.

Po të lexosh gjithë procesverbalin, të cilin po ia bashkëngjis këtij shkrimi, e kupton se Fatmir Mediu gjatë gjithë mbledhjes ka bërë presion mbi Qeverinë që të nënshkruajë kontratën, duke qenë i shqetësuar se “po sorollatim” një kompani që ka një muaj që kërkon të bëjë këtë punë.

Kjo është prova që Fatmir Mediu është sjellë në mbledhje të Qeverisë si përfaqësues i kompanisë, dhe jo si përfaqësues i shtetit shqiptar.

Implikimi i dytë i rëndë, është se pavarësisht se Rusmali dhe Bode kane shpëtuar nderin e Qeverisë dhe Berishës, ata nuk ia prishën dot planet kompanisë dhe sekserëve të saj. Atë që Mediu nuk e bëri në mbledhje qeverie, e bëri me vendimin 550 të Ministrisë së Mbrojtjes, duke lidhur kontratë me atë kompani.

Pra e thënë thjesht, kemi një kompani që ka vendosur të marrë një koncesion nga Qeveria. Ka gjetur sekser djalin e kryeministrit. I ka shkuar 42 herë në zyrë ministrit të Mbrojtjes. Pastaj gjithë Qeveria e ka marr vesh që është djali i kryeministrit sekser dhe i raportonin atij për këtë çështje.

Ministri i Mbrojtjes i ka bërë presion Qeverisë ta miratojë kontratën direkt në favor të kompanisë. Qeveria ka hezituar për shkak të rezistencës së dy anëtarëve të Qeverisë, shumë të rëndësishëm nga ana ligjore për këtë akt, dhe ia kanë kaluar kompetencë ministrit të Mbrojtjes. Ky ia ka dhënë sërish me vendim kësaj kompanie.

Skema e ndikimit të paligjshëm dhe favorizues për një kompani, është mëse e qartë. Gjithçka që ishte vendosur të bëhej, u bë. Nëse Mediu kishte lidhje me Delijorgjin apo i mbante lidhjet me Shkëlzen Berishën, kjo mund të hetohet në gjyq, por ka pak rëndësi. Rëndësi ka që Mediu është sjellë në mbledhje të Qeverisë si administrator i kompanisë dhe jo administrator i shtetit. Dhe e ka realizuar objektivin që i ka kërkuar Qeverisë, duke firmosur vetë një kontratë.

Gjithçka tjetër ka pak rëndësi. Gjykatës do t’i mjaftonte ky procesverbal të kuptojë pse ministri i Mbrojtjes është sjellë si administrator i kompanisë dhe pse u bënte presion ministrave të tjerë. Arsyeja ishte se pas tij qëndronte djali i Sali Berishës. Tani ai ka vetëm një mënyrë të lehtësohet nga faji, duke dëshmuar të vërtetën.

Përpjekja e tij për t’u dukur si viktimë në këtë histori është një gjest I pështirë, pasi viktimat e vërteta të kësaj historie janë nën dhe. Madje po të jetë për viktimë, më shumë është dëmtuar vet Berisha si kjo kontratë I ka vdekur baxhanakun, se sa Mediu. Mediu maksimumi nuk ka marrë aq pare sa ka pritur.

Next Post
Një ‘cowboy’ i bashkohet Foltoreve, Berisha: Ka ardhur nga Teksasi kastile për mua!

Dokumenti/ Asnjë padi e pranuar në Paris, Sali Berisha del blof sërish. Si i mashtroi hapur shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In