• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Procesi i rivlerësimit të pronave/ Artan Lame: Procesi deri në shtator, ja kush kanë përparësi

by Java News
06/02/2020 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Agjensisë Shtetërore të Kadasrës Artan Lame në një koferencë për mediet, foli për procesin e rivlerësimit të pasurisë së patundshme dhe tha se tashmë aplikimet mund të bëhen dhe online nëpërmjet platformës e-Albania.

“Kadasra fton të gjithë qytetarët që të paraqiten pranë sporteleve të Adisas per të bërë procesin e rivlerësimit. Në janar ka filluar dhe shërbimi online nëpërmjet platformës e-Albania. Qytetarët duhet të mësohen me këtë procedurë aplikimi, sepse është më efikase dhe shmang burokracitë.’

Sipas Artan Lames në këtë proces ka dy risi. E para është që aplikimi bëhet online dhe qytetarët mund të aplikojnë për rivlerësim të banesave të legalizuara. Ai tha se në muajin shkurt dhe mars duhet te aplikojnë ata që e kanë emergjente rivlerësimin e pronës, pra ata që duan ta shesin apo t’ja kalojnë ndonjë familjari të tyre. Nëse një qytetar nuk e ka rivlerësuar pronën e tij dhe do e shesë, atëherë ai duhet të paguajë një taksë prej 15%. Nëse e bën rivlerësimin do paguajë 2% të shumës”, u shpreh Artan Lame .

Deklarata e plotë e Artan Lames: 

Pas miratimit të Ligjit për rivlerësimin e pasurive, Kadastra Shqiptare në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, hartoi dhe miratoi aktet nënligjore që e bëjnë të mundur zbatimin e tij. Tani, pas miratimit të tyre, Kadastra shqiptare fton qytetarët e interesuar se, duke filluar nga dita e nesërme, mund të paraqiten pranë sporteleve të ADISA-s (atje ku ka të tilla) ose pranë sporteleve tona, për të aplikuar për procesin e rivlerësimit të pasurive të tyre.

Siç jeni në dijeni, nga ditët e para të janarit, ka filluar edhe aplikimi i reformës më të fundit të qeverisë Shqiptare, reforma e shërbimeve “ON LINE” përmes platformës “e-Albania”. Kjo bën të mundur që, aplikimi për rivlerësimin, të kryhet edhe “on line” direkt nga çdo i interesuar. Gjej rastin që të ftoj qytetarët që masivisht ti drejtohen kësaj mënyre shërbimi, duke aplikuar vetë direkt nga kompiuterat apo telefonet celularë personalë.
Eshtë e natyrshme ngarkesa e ditëve të para të aplikimit të kësaj reforme, që kërkon përshtatjen edhe të sistemeve të punës së vetë institucioneve, por në mënyrë të veçantë kërkon ambientimin e qytetarëve me këtë mënyrë aplikimi.

E gjithë procedura e përpunimit të të dhënave nga ana e punonjësve tanë, zgjat 5 ditë pune. Procesi i rivlerësimit kësaj rradhe do të ketë këto dy risi:

1. Do të realizohet nëpërmjet aplikimeve online, duke shkurtuar burokracitë për qytetaret.
2. Do të aplikohet edhe për pasuritë e legalizuara që janë në proces rregjistrimi në Kadastër. Krjo risi e dytë, është rezultat direkt i reformës institucionale të shkrirjes në një të vetme të institucioneve të pronësisë, ish-Aluiznit dhe ish-ZRPP-së.

Me qëllim që të shmangim ngarkesën e madhe të këtyre ditëve, nga ana jonë është ndërtuar një kalendar për shpërndarjen e këtij procesi përgjatë muajve në vijim.
Kështu, përgjatë muajve shkurt dhe mars do të kryhen procesi i rivlerësimit për ata qytetarë që ju shërben në kuadër të ndjekjes së procedurave të tjera emergjente, si vendosja e pronës në bankë si kolateral apo me qëllim shitjen e pronës së tyre.
Në vijim deri në muajin shtator, kur mbyllet ky proces, do të vijojmë shërbimin për pjesën tjetër të qytetarëve të interesuaar. Nëpërmjet procesit të rivlerësimit, synohet që qytetaret të përfitojnë nga rivlerësimi i pasurive dhe përafrimi i tyre me vlerën e tregut. I shprehur në shifra, ky përfitim për qytetarët realizohet duke e çuar vlerën e tatim fitimit në rast transaksioni, nga 15% në 3%, që e parashikon ligji i rivlerësimit.Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që të përfitojnë nga procesi i rivlerësimit, duke i bërë pronat e tyre pjesë të tij.

g.kosovari

Next Post
Aktivitet kriminal në Gjermani e Itali/ E kaluara e Suel Çelës dhe e kunatit të Lul Berishës, Plarent Dervishaj

Aktivitet kriminal në Gjermani e Itali/ E kaluara e Suel Çelës dhe e kunatit të Lul Berishës, Plarent Dervishaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In