• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Procesi i numërimit për kandidatët, kush hyn dhe kush del nga lista e fituesve

by
29/04/2021 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po shkon drejt fundit po qartësohen dhe emrat e atyre që do të jenë në Kuvend pavarësisht se subjektet e tyre i kishin lënë jashtë listët së sigurt të fituesve.

Aktualisht duket se në të dy kampet në të 12 qarqet vetëm 3 janë emrat që kanë mundur të sigurojnë votat e nevojshme në bazë të formulës së re që parashikojnë Kodi Elektoral pas ndryshimeve që ju bën në bazë të marrëveshjes së 5 Qershorit.

Për socialistët ata janë Fatmir Xhafaj dhe Orlando Rakipi. Xhafaj i cili u rendit i 23 në listët e Qarkut të Tiranës ku kjo forcë arriti të mbajë 18 mandatet si në 2017, kur kanë mbetur edhe pas kuti për t’u numëruar ka arritur të marrë më shumë se 13 e 400 vota individuale.

Një tjetër emër ndryshe nga Fatmir Xhafaj është krejtësisht i panjohur dhe për vetë socialistët që do të ulet në karriget e Parlamentit në anën e shumicës është Orlando Rakipi i renditur i 30, e që ka marrë rreth 12 mijë e 500 vota, pothuajse se njësoj me ministren aktuale të Infrastrukturës Belinda Balluku e cili gjithsesi e kishte të sigurtë vendin e saj të Kuvend pasi renditet e 10 në listën e Tiranës.

Ndërsa nga demokratët i vetmi që do të ulet në Parlament duke thyer atë që njihet si herësi elektoral është Luçiano Boçi, kandidati i renditur i 7 në listën e Elbasanit, ku demokratët morën vetëm 6 mandate. Boçi ka arritur të mbledhë 10 mijë 900 vota.

Këta deputetë do të marrin mandatin e atyre kandidatëve që pavarësisht renditjes në listë kanë marrë më pak vota, përjashtuar kandidatet gra dhe vajza. Dhe në rastet aktuale, 2 deputetet e PS në Tiranë rrezikojnë të spostojnë nga lista e sigurtë emra si Fidel Ylli apo Ervin Bushati që duken më pak të votuarit nga socialistët.

Ndërsa Boçi në Elbasan i djeg mundësinë për t’u ulur në Parlament Zheni Gjergjit.

Ndër më të preferuarit nga votuesit socialist është Taulant Balla me 21 e 600 vota, Blendi Klosi me 12 e 300 vota, Bledi Çuçi me afro 12 mijë vota.

Ndërsa vetë kryesocialisti që kishte merak të shikonte se në kë nga qarqet e donin më shumë, tani e ka të qartë këtë pikëpytje pasi në Vlorë për emrin e tij kanë votuar 11 e 400 zgjedhës, ndërsa në Durrës vetëm 8650.

Listën e demokratëve në të 12 qarqet e kryeson Lulzim Basha me afro 13 mijë vota si dhe Agron Shehaj me afro 10 mijë e 800 vota, të dy pjesë e listës së Tiranës./ b.h

Next Post
Marrja e vaksinës gjatë Ramazanit nuk e prish agjërimin, thonë mjekët myslimanë

Procesi i vaksinimit në Shqipëri, ekspertja e ISHP: Asnjë rast me mpiksje gjaku deri tani!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sulmeve të Izraelit në Liban, Irani bllokon sërish kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Pas sulmeve të Izraelit në Liban, Irani bllokon sërish kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In