Kryeministri Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat me ekipin e negociatave me Bashkimin Evropian. Rama tha se tashmë misioni është që vendi të fitojë respektin në aspektin teknik, pas respektit politik që mori.
“Është themelore që të garantojmë me punën, me seriozitetin, me cilësinë e materialeve, me cilësinë e komunikimit që Shqipëria të shikohet me respekt në çdo hap. Atë respekt të fituar në aspektin politik ta fitojmë edhe në aspektin teknik. Skuadra shqiptarë në Bruksel të krijojë përshtypje serioziteti dhe në Bruksel të flitet për cilësinë e punës së skuadrës shqiptare”, tha Rama.
Kryeministri lavdëroi punën e deritanishme të ambasadorit Mazi dhe tha se me emërimin e Majlinda Dhukës procesi fiton një dimension të ri.
“Vendosja e kryenegociatores së re nënvizon ndryshimin e natyrës së marrëdhënies me Bashkimin Evropian. Ambasadori Mazi bëri një punë të lavdërueshme, duke bërë një punë të jashtëzakonshme diplomatike. Ndërsa tani ndryshon qasja. Procesi tani kërkon një profil teknik”, tha ai.
g.kosovari
Cila eshte cilsia,dhe serjoziteti juaj sh edvin hajduti,vjedhjet,plackitjet e parave e pasurive,drograt pastrimi i parave prostuticioni vrasjet e krimet cdo gje ka dale jasht kontrollit.O ndytsire thirri mendjes,ti se din akoma ne cilen bote je,ti kane marre mendet parate,pasurite marramendse,bashke me kto edhe miset tuaj bukuroshe.