• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Procesi i heroit*

by Frrok Çupi
16/06/2020 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Edhe është, edhe nuk është Procesi i Kafkës, më e sakta- është një fantazmë e tij. Vetë  Procesi i Kafkës është një akt mes Drejtësisë dhe Padrejtësisë, mes parave dhe vrasjes…, në mjegull.

Heronjtë vijnë nga mjegulla; ose nga asgjëja por shkelin mbi këdo…

Gjyqtarja Fatmira Hajdari, heroina që tani po shfaqet si personazh i vitit 1926, erdhi dje me pasuri shumë të madhe: 13 apartamente, troje, pallat 20 katesh, vilë… Çfarë i jep të drejtë gjyqtares që të shkelë mbi ligje e mbi njerëz, është se është Heroinë e Demokracisë. Ç’dilema makabre kur ndodhesh para pranimit: ‘Ta marr a të mos e marr shpatën e Heroit?’.

Fatmira është heroina më e vogël, ndërsa katallanët ia dhanë shansin dhe e vunë përpara që këta të vjedhin njëmijë herë më shumë. ‘Heronjtë’ vijnë nga procesi dhe krijojnë proces:

Për shembull, procesi i saj nisi kur takoi një hero: Azem Hajdarin. Edhe heroi i Fatmirës kishte pasur një hero të tij: Berishën. Kur heroi Berisha humbi zgjedhjet e para në PD, shkurt 1991, heroi i Fatmirës e la partinë, s’u duk më derisa të kthehej heroi i tij. Në mars, një zot e di si e sollëm Berishën në krye, në fakt duke falsifikuar zgjedhjet, dhe Azemi u bë me heroin e tij.

Prapë në Proces…

Mes dy heronjve nisi procesi. Nuk u kuptua kurrë nëse procesi mes tyre tentonte të krijonte dy heronj për Një, apo vetëm Një për Një. Azem Hajdari na thoshte se ‘po më vret Berisha’; nga ana tjetër e deklaronte si hero të tij dhe bënte sikur ishte afër. Edhe grevën e urisë e bënte në shtëpi sa herë ndjente rrezik. Berisha- heroi përballë, nuk fjeti i qetë derisa heroi tjetër nuk ishte më.

Procesi post…

Pastaj nisi miklimi gruas dhe fëmijëve të heroit. Gruaja nga qepëse lëkurësh, u kthye në gjykatëse e famshme. Njësoj si heronjtë e tjerë të plepave. Pushteti i heroit të saj i hapi dyert: ‘Çfarë do nga ne, o Heroinë’. Prapa procesit të hapët qëndronte Josef K., personifikimi i atij që thoshte: ‘Bëj ti, por edhe ne do të bëjmë më shumë’. Një parti dhe disa qeveri të saj u zhytën në korrupsion…

Prandaj nevojiten heronjtë, që t’i shkatërrojnë jetën kombit.

Gjykatësja, krejt natyrshëm, ka endur procesin: Vajzën politikane që do të ndërtojë pallate më të lartë; djali politikan kundër motrës- që do të vazhdojë procesin edhe po të ndërpritet Rudina.  Ky është ‘idhnu’ me të motrën pse doli kundër PD, dhe mban anën e ‘Ballit’. Sidoqoftë, o Balli, o ‘komunistët’ nesër fitojnë; procesi vazhdon… Të gjithë janë bij heronjsh.

Perceptimi i procesit:

Ne gabuam; gabuam rëndë, jo vetëm ‘ne’, por i madh e i vogël që e quajtëm ‘kohë heronjsh’. Nuk ka kohë heronjsh, ka vetëm njerëz që e pranojnë lehtë shtypjen primitive të heronjve. Të gjithë kombet e tjerë që hynë në demokraci bashkë me ne, i kanë harruar heronjtë e atyre ditëve: Çekët, polakët, bullgarët…, as Leh Valesa, as Haveli, askush nuk di emrat e demokratëve të Bullgarisë e Rumanisë…

Ndërsa ne bëmë aktin më tragjik të jetës së kombit: Kohën e heronjve në diktaturën komuniste e mbartëm drejt e në shtetin e ri ‘anti- komunist’. Stalinistë, vrasës, monumente, hajdutë, spiunë- të gjithë erdhën këndej nga ‘demokratikja’. Jeta e shtetit u bë primitive, e zymtë dhe gjakatare.

Partia komuniste gjeti rastin të shkarkohet nga ‘heronjtë’ e vet. Ndërsa demokratikja mbarti për vete edhe heronjtë e diktaturës. Në jetën e vet komunizmi kishte sunduar me heronjtë, edhe kur ata kishin vdekur. Të gjallët krijuan procesin e dhunimit. Lavdia se mundën diktatorin& Co.,  i ndoqi heronjtë e rinj të ‘Demokracisë’.

Tani Partisë Socialiste i skuqet fytyra nga e kaluara. Fëmijët e heronjve i dilnin tepër edhe komunizmit, e jomë këtyre. Ajo çfarë është pse i dhembin kockat kombit e shtetit, është pikërisht zori tragjik për t’u ndarë nga heroizmi dhe primitivizmi. Pala që nuk do Reformim dhe modernizim- nuk do Reformë në Drejtësi, mbahet me ‘burra të besës’ jo të ligjit, me banditë dhe injorantë të bindur, me bomba mbi qytetarët dhe shtetin, me tis të zi mbi vendin, me tribalizëm dhe shtet fisnor. Kjo është heroikja.

… Heroikja është një proces. Kur vdiq Franz Kafka, librin ‘Procesi’ e la në proces, madje edhe pa titull. Askush nuk mund të thotë nëse është një vepër e përfunduar… Edhe heroi i Kafkës ishte një njeri mes parash, një bankier që e priste burgu; edhe ndëshkimi- në proces. Në burg provoi pisllëkun e gjykatave, aq keq sa mendoi se kot të mbrohej. Kur u mbrojt mendoi se ‘më mirë po pranoj gjithçka që më akuzojnë’. Më në fund e vrau polici që e kishte arrestuar, siç duket nga neveria…

Heroizmi këtu te ne është një proces:

Politikanët parlamentarë dhe jo- parlamentarë tani kanë nisur luftën ‘kush fiton’. Askush nuk ka mendje, as ide, as punë çfarë bën, veç ngrefosja heroike e mbinjeriut ‘kush fiton’ mbi njeriun. Maxhoranca po lëshon pè në disa akte, sepse po nuk lëshoi nuk fiton dot përballë heroizmit!

Kryetari i shtetit herë pas herë i afrohet vetëvrasjes; pastaj pendohet dhe i duket se po e arrestojnë policët e Kafkës. Një herë tjetër i sulet Amerikës; jo se është antiamerikan, as pro-amerikan nuk është. Por kundër Amerikës thërret që ta dëgjojnë viktimat e tij. Pa viktima nuk ka hero.

E tëra- proces…

Hero është bërë edhe hamalli apo gurë- skalitësi. Ata i ngjajnë Procesit; përderisa janë bërë ‘heronj’ këta që erdhën nga vulgu, pse të mos jenë edhe vulgarët e tjerë. Pyeti po deshe: sa kushton ‘guri i një varri, usta?’. ‘Aaaa, për ty, 13 milionë!’. Në fund të fundit edhe varrin e Kafkës e shikon si tempull të heroizmit.  A ka vdekje- dmth., ka heroizëm.

… Po çfarë dreq njeriu është ky që mban mbi shpatulla gurët e rëndë të piedestalit, pastaj peshën e bronzit, pastaj turpin se cilët mban mbi shpinë, pastaj hallin se si do të shkojë në shtëpi pasi është raskapitur me heroizmin e tjetrit…

Edhe ky- në proces.

*Fragment nga libri në proces, me titull ‘Trapi i Vjetër’.

Next Post
Katër ditët e “zjarrit” me koronavirus në Shqipëri: Çfarë do të thotë?

Katër ditët e “zjarrit” me koronavirus në Shqipëri: Çfarë do të thotë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In