• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Procesi Europian i mirëkuptimit – çelësi i vetëm i afrimit në mes të Shkupit dhe Sofjes

by Java News
24/01/2022 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vend për hezitim dhe humbje kohe nuk ka, prandaj Maqedonia e Veiut dhe Bullgaria duhet sa më parë të bëhen bashkët në përpjekjet për të gjetur një gjuhë të qartë mirëkuptimi, në një proces që do të monitorohej nga BE, Washingtoni dhe OKB.

Shkruan: Prof.dr. Skender ASANI*

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet sa më parë ta rikthejnë agjendën e mirëkuptimit reciprok në një proces politik, i ndihmuar nga Washingtoni, Brukseli dhe OKB,  i cili do t’i largonte mjegullat e historisë nga tryeza e negociatave. Nuk ka zgjidhje të mosmarrëveshjeve me formula historike të shek. 19, për arsye se tani jetojmë në një realitet të ri, politik, social e ekonomik, ku gjeopolitika e re nuk shkon bashkë me hisorinë e vjetër.

Shtetet e rajonit tani kanë arritur t’i përshtaten një harte të re gjeopolitike, pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe sot kemi komplet një realitet të ri. Maqedonia është e pavarur, Kosova gjithashtu, ndërkohë që Bullgaria e Serbia duhet ta pranojnë dhe respektojnë këtë realitet. Por edhe elitat politike në Prishtinë, Beograd, Sofje dhe në Shkup duhet të bëjnë përpjekje maksimale që të lirohen nga grackat e vijave të kuqe që vijnë si pasojë e qasjes historiciste e egocentrike të problemeve.

Në radhë të parë, duhet hequr dorë nga praktika e demoduar e formimit të komisoneve të  historisë, dhe së dyti urgjentisht duhet anuluar rezolutat e Bullagaris dhe Maqedonisë së Veriut, të miratuara kohë më parë nga parakementet ekëtyre dy shteteve,e të cilat ishin të motivuara gabimisht nga një frymë retrograde që tani po kërkon largimin e trupave të NATO-s nga kjo pjesë e Ballkanit.

Sofja dhe Shkupi kanë nevojë për proces mirëkuptimi i cili do të ndihmohej nga BE dhe nga Washingtoni, por edhe nga OKB,  ku në qendër të interesimit do të ishte jo e shkuara por e ardhmja e popujve të këtyre dy shteteve.

Rajoni gjeografikisht dhe kulturalisht i takon Evropës dhe Perëndimit në përgjithësi, prandaj Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet ta kuptojnë se çdo vonesë e tyre në procesin eurointegrues inkurajon thirrjet absurde për ta larguar NATO-n nga Ballkani.

Kriza e tanishme dhe vringëllima e armëve në kufinjt e Ukrainës, në një të ardhme jo të largët mund të rrëshqet edhe në rajonin e Ballkanit, por kjo do të mund të parandalohej nëse elitat politike në Sofje dhe në Shkup e lexojnë drejt mesazhin kërcënues që vjen nga krijimi i “tampon zonave” nga mosprezenca e trupave të NATO-s dhe nga proceset e vonuara eurointegruese.

Në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari ka aq frymë të mjaftueshme properendimore, e cila do të shërbente si ventilim të proceseve pozitive për të ardhmen e popujve të këtyre dy vendeve. Çdo qasje tjetër që nuk e ka këtë frymë, do të ishte një kthim prapa, kurse kërcënimi i paqës dhe stabilitetit rajonal mund të bëhet pjesë e manualeve ushtarake të Kremlinit.

Nuk guxojmë  as të mendojmë se jemi aq të paaftë ta kuptojmë se, me këto obstruksione që po bëhen në marrëdhëniet aktuale bullgaro-maqedonase,  në cilin manual duan të na e mbyllin ardhmërinë tonë!

Vend për hezitim dhe humbje kohe nuk ka, prandaj Maqedonia e Veiut dhe Bullgaria duhet sa më parë të bëhen bashkët në përpjekjet për të gjetur një gjuhë të qartë mirëkuptimi, në një proces që do të monitorohej nga BE, Washingtoni dhe OKB.

 

*Autori është drejtor i INSTITUTIT TË TRASHËGIMISË SHPIRTËORE DHE KULTURORE TË SHQIPTARËVE  në Shkup

 

 

 

 

Next Post
Nëntori i mirë dhe i keq i shqiptarëve

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In