• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Procedurë e parregullt”/ Pezullohen 2 prokurorë të SPAK, Alfred Shehu dhe Elvin Gogaj, KLP: E çojmë në Gjykatë të Lartë

by
27/05/2022 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pezullohen nga detyra dy 2 prokurorë të SPAK., Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu. Report Tv siguron vendimin e apelit administrativ. Gjykata ka pranuar ankimin e prokurores Sonila Muhametaj, e cila ishte në garë me 2 të zgjedhurit nga KPL për në SPAK.

Shpallet i pavlefshëm vendimi për renditjen e 3 garuesve dhe emërimi dy prokurorëve. Gjykata ka nënvizuar se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i padrejtë. SPAK tashmë është më 2 anëtarë më pak, pra 15 nga 17 kishte.

Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash pranoi padinë, ndërsa vendosi pavlefshmëri absolute dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e SPAK. Vendimi në Gjykatën Administrative të Apelit është marrë 2-1, ndërsa interesant është fakti se relatorja e çështjes ka votuar kundër, Altina Nasufi ka votuar kundër. Vendimi është marrë me miratimin e gjyqtarëve Rilinda Selimi dhe Blerona Hasa.

Në një reagim për Report Tv, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është shprehur se do ta ankimojë vendimin e Administratives së Apelit, që pezulloi zgjedhjen e 2 prokurorëve të SPAK. KLP thotë se do të kërkojë nga ana e Gjykatës së Lartë pezullimin e zbatimit të vendimit.

“Jo ne na duket i kundërligjshëm ai vendim dhe po përgatisim rekurs pranë Gjykatës së Lartë si dhe do kërkojmë nga Gjykata pezullim ekzekutim vendimi. Nuk mundet gjykata të zëvendësojë këshillin kur është diskrecioni i secilit anëtar se sa pikë i jep një kandidati”, thuhet në raeagimin e KLP për Report Tv.

Prokurorja Muhametaj kërkoi shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas saj pikëzimi është dhënë pa meritë. Lidhur me procedurën e emërimit janë shkelur procedura dhe vendimmarrjet e marra e KLP-së janë dhënë në konflikt  interesi. Gjithashtu ka pasur shkelje kushtetuese, në emërimin dhe mos marrjen e pikëve të plota. Kërkoj rihapje të garës dhe një vendimmarrje nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në seancën e kaluar. Ndërsa pala paditëse në këtë rast Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare përpara gjykatës u shpreh se nuk ka pasur konflikt  interesi, pasi dy anëtarët e KLP ishin pjesë e këshillit dhe jo të komisionit. Gjithashtu monitorimi është bërë edhe nga ndërkombëtarët.

Përfaqësuesit e KLP kërkuan pushimin e çështjes dhe nëse nuk ndodh kjo atëherë si kërkesë tjetër depozituan  rrëzimin e padisë së prokurores, për rrëzimin e vendimit të KLP-së. Pas dëgjimit të palëve gjykata u tërhoq për vendim./ shqiptarja. com

Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit
Pjesë nga vendimi i KLP për pikëzimin

Vendimi i KLP për pikëzimin

/e.d

Next Post
Takimi me Dendias, Rama: Diskutuam për çështje në interes të popujve tanë

Dendias flet pas vizitës në Shqipëri dhe zbardh bisedën me Ramën: Presim largimin e Metës për të zgjidhur çështjen e Detit në Hagë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In