• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

PROCEDURAT E REJA TATIMORE/ Ulen gjobat për biznesin, penalitetet e reja për kuponin

by Java News
25/10/2016 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi dje ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore me uljen e gjobave ndaj biznesit, duke përfshirë edhe supergjobat për kuponin, mospërdorimin e kasës apo moslëshimin e faturave tatimore të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh se ndryshimet e ligjit përmirë- sojnë 60 procedura tatimore në favor të biznesit dhe ulin gjobat ndaj biznesit.

GJOBAT

Ministri Ahmetaj tha se për hartimin e projektligjit u morën parasysh 350 propozime të biznesit, ndërsa paketën e thjeshtimit të procedurave tatimore e cilësoi hapjen e një kapitulli të ri për klimën e biznesit. “Kemi rishikuar një pjesë të madhe të dënimeve administrative tatimore. Hiqet masa e konfiskimit dhe zëvendësohet me masa proporcionale, duke synuar formalizimin nëpërmjet regjistrimit dhe lëshimit të faturës. Ulet dënimi për deklarim me vonesë nga 10 mijë lekë në 5 mijë lekë. Hiqet dënimi për uljen e tepricës kreditore.

Rishikohen në ulje dënimet për pajisjet fiskale dhe kuponin tatimor, edhe për punonjës të padeklaruar. Rishikohen në ulje me qëllim zbatimin e parimit të proporcionalitetit të dënimit për moslëshimin e faturës. Reduktohen dënimet për mosafishimin e çmimit dhe reduktohet dënimi për mospagesën në kohë të kësteve të tatimit mbi fitimin”, u shpreh Ahmetaj. Kreu i Financave tha se ligji i ri parashikon lehtësi në procedurat që do të zbatojnë tatimet për të kontrolluar biznesin. “Tashmë njoftimi i kontrollit tatimor i dërgohet tatimpaguesit të paktën 30 ditë kalendarike përpara datës së fillimit të kontrollit tatimor të shkruar në njoftim. Tatimpaguesi mund të korrigjohet brenda 36 muajve, nga 12 muaj që ishte më parë.

Qartësohen kriteret për marrëveshjen e pagesës me këste. Që marrëveshja të hyjë në fuqi, paguhet 20 për qind e detyrimit, ndërsa nuk llogariten gjobat nëse tatimpaguesi respekton marrëveshjen”, tha Ahmetaj.

FALJA NË TATIME E DOGANA

Ministri i Financave, Ahmetaj, pas përfundimit të Komisionit foli edhe për faljen e pjesshme të detyrimeve të biznesit në Tatime dhe Dogana. “Nuk ka falje detyrimesh. Nga 1 janari i vitit 2011 deri më 31 dhjetor të vitit 2014 do të ketë një lehtësi për detyrimet e papaguara për borxhet, kush paguan detyrimin e plotë, ka mundësi t’i hiqet interesi dhe t’i fshihet gjoba, kush nuk e paguan do t’i mblidhet detyrimi me forcë në bazë të instrumenteve ligjore. Nuk ka falje detyrimesh, ka vetëm një lehtësim për ata që i kanë borxhe shtetit në Tatime dhe Dogana”, tha Ahmetaj.

ma.me

Next Post
Në Kosovë është afër pajtimi për demarkacionin

Në Kosovë është afër pajtimi për demarkacionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In