• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Procedura/ Si do merret pensioni italian: Marrëveshja siguron edhe pensionin minimal, secili shtet paguan vitet e veta

by Java News
07/02/2024 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me firmosjen e marrëveshjes së njohjes së përbashkët të pensioneve nga dy ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Italisë, ajo duhet të  ratifikohet në parlamentet e dy vendeve dhe më pas hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Marrëveshja njëherë e mirë zgjidh një padrejtësi të qytetarëve që nuk përfitonin pension për shkak se i mungonin vitet minimale të kontributit në të dyja shtetet, Shqipëria e ka limitin 15 vite, ndërsa Italia 20 vite.

“Marrim shembullin ku një qytetari i mungonte një vit në Shqipëri apo në Itali për të përfituar pensionin minimal. Në rast se nuk do të ishte marrëveshja ky emigrant në moshë për pension nuk do ta merrte dot pensionin në asnjë nga shtetet. Në mesin e emigrantëve ka një keqkuptim sikur Italia do jetë përgjegjëse për të paguar pensionin Italian për këto 33 vite. Kjo nuk është e saktë, secili shtet do paguajë pjesën e vet, Shqipëria për ato 14 vite pension shqiptar, ndërsa Italia për ato 19 vite”-shprehet Beskida Aliaj, Drejtuese e INAS CISL Albania .

Marrëveshja i jep të drejtë emigrantëve shqiptarëve të përfitojnë edhe pension vjetërsie.

“Në rast se një qytetar qoftë italian apo shqiptar ka arritur të plotësojë 42 vite e 10 muaj për burrat apo 41 vite e 10 muaj për gratë me kontribute të rregullta, atëherë ai mund të dalë në pension në çfarëdolloj moshe, dhe jo në moshën zyrtare që e ka Italia 67 vjeç.”

Gjithashtu ligji italian njeh edhe të drejtën e pensionit të parakohshëm. Marrëveshja duke mundësuar bashkimin e viteve të kontributeve në të dy vendet i jep mundësinë emigrantëve të përfitojnë nga kjo lehtësi

“Më përpara quhej kuota 100, tashmë është bërë kuota 103, çfarë do të thotë? Vitet e moshës plus vitet e kontributit të arrijnë totalin 103. Pra, një qytetar që është 62 vjeç në rast se ka 41 vite pune me kontribute në Itali mund të dalë menjëherë në pension dhe nuk ka nevojë të presë moshën 67 vjeç.”

Përpara marrëveshjes, emigrantët shqiptarë duhej të hiqnin dorë nga rezidenca apo nënshtetësia italiane që tu njiheshin vitet e kontributit në Shqipëri, nëse ishin më pak se 20 vite. Gjithashtu sistemi italian i pensioneve nuk u njihte të drejtën e përfitimit në vitet 91 – 96. Kjo tashmë ka ndryshuar

“Kush kishte filluar punë në vitet 91 – 96, nuk përfitonte pensionin edhe nëse kthehej në Shqipëri. Kështu që ata ishin të përjashtuar nga sistemi Italian nëse nuk kishin arritur të bënin 20 vite punë. Tashmë, marrëveshja e firmosur i eliminon këto mungesa, deficitet, limite apo kushtëzime.”

Gjithashtu emigrantët shqiptarë që kanë punuar në të zezë në një nga dy vendet, marrëveshja i ndihmon nëse kanë ndërmend të blejnë vitet e kontributeve

 “Në rast se qytetari nuk i ka vitet e mjaftueshme për të përfituar pension as në Shqipëri dhe as në Itali, atëherë mund t’i blejë këto vite me kontribut vullnetar, aq sa të jetë e nevojshme për të plotësuar këto 15 vitet e punës në Shqipëri. Duhet pasur shumë kujdes se cilat vite duhen blerë. Pra, nëse qytetari ka një vit të zbuluar, pra nuk ka paguar kontribute as në Shqipëri dhe as në Itali, atëherë atë vit mund ta blejë.”/m.j

Next Post
‘Paburrëri”/ I tha s’ke këllqe. Albi i shkon afër Romeos dhe e sqaron: Për shpirt të prindërve, mos më keqkupto!

'Paburrëri"/ I tha s'ke këllqe. Albi i shkon afër Romeos dhe e sqaron: Për shpirt të prindërve, mos më keqkupto!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In