• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Procedura, ja si të rrisni shumën e parave nga pensioni

by Java News
01/10/2018 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo pak të moshuar shfaqin pakënaqësi në lidhje me pagesën që iu takon, në momentin që merret vendimi lidhur me masën e pensionit të pleqërisë. Por ka ende disa mënyra për të rritur masën e pensionit, apo edhe për të plotësuar vitet e munguara për të përfituar pension. Të gjithë pensionistët që nuk i kanë plotësuar vitet e përcaktuara të punës me kontribute mund të aplikojnë sigurimin vullnetar në mënyrë që të marrin pension apo masë më të lartë të tij. “Gazeta Shqiptare” publikon sot kriteret që duhet të përmbushin të interesuarit për këtë lloj sigurimi; ku në skemë përfshihen shtetasit shqiptarë që jetojnë në Shqipëri si dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Gjithashtu, të interesuarit mund të informohen mbi procedurën që duhet të ndjekin për të rritur masën e pensionit duke bërë paraprakisht një kërkesë në portalin qeveritar e-albania si dhe dokumentacionin e plotë që duhet të dorëzojnë të interesuarit.

Rishqyrtimi

Pas marrjes së vendimit të caktimit të pensionit, përfituesi ka të drejtë të aplikojë për rishqyrtim pensioni për të dorëzuar dokumentacion shtesë, për një masë më të lartë përfitmi ose për zgjatjen e afatit të përfitimit për pensionet invalid, familjar dhe suplementar të parakohshëm. “Ky shërbim ju ofron mundësinë për të plotësuar një kërkesë online për rishqyrtimin e përfitimit tuaj (sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar).”-theksohet në portalin qeveritar e-albania. Për të patur akses në këtë të fundit, të interesuarit duhet të regjistrohen si qytetar në portal dhe të plotësojnë formën përkatëse për këtë kërkesë, e cila do të hapet menjëherë pas klikimit të butonit “Përdor” në krah të këtij shërbimi. Më tej në portal bëhet me dije se numri i sigurimit plotësohet paraprakisht në momentin që aplikanti hyn në portal me kredencialet e tij përkatëse. “Me informacionin e numrit tuaj të sigurimit plotësohen automatikisht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave. Numri dhe data e protokollit do plotësohet nga punonjësit tanë. Ju mund ta ruani formën si draft për të vazhduar në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.”,-nënvizon e-albania për të gjithë pensionistët që dëshirojnë të aplikojnë për rishqyrtim të masës së pensionit. Ndërkohë të gjithë aplikantët pasi të kenë përdorur këtë shërbim elektronik, duhet të paraqiten në zyrat e agjencive lokale për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar.

ma.me

Next Post
Veseli: Kosova nuk do të kushtëzohet kurrë nga Lista Serbe

Kadri Veseli largon nga qeveria "Haradinaj" tre ministra të PDK’së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

April 5, 2026
Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

April 5, 2026
“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

April 5, 2026
Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

April 5, 2026
Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

April 5, 2026
Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In