Edhe pse fotografimi i votës është vepër që dënohet nga 1 deri në 3 vite burg, në Librazhd është shënuar një rast i një shkelje të tillë. Mediat raportuan se një zonjë në Librazhd është kapur duke fotografuar votën dhe është proceduar penalisht nga policia. Ajo që bëhet me dije është se votuesja e ka fotografuar votën e cila shkonte për subjektin zgjedhor PDIU./Lexo.al











