• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Procedohet imami Armand Ali, akuzohet për nxitje të urrejtjes

by A R
07/12/2017 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka nisur procedim penal ndaj imamit të Unazës Armand Ali. Ai akuzohet për veprën “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.

Imami që ka tërhequr shpesh herë vëmendje me deklaratat e tij po hetohet nga policia pas një statusi në facebook, ku ai bënte thirrje për të mos festuar Pavarësinë.

Njoftim i policisë

Më datë 06.12.2017, u referuan materialet në Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, 41 vjeç, banues në Selitë, Tiranë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, pasi ka publikuar një shkrim, në një rrjet social  me titull “ Befason imami shqiptar: Mos festoni ditën e Pavarësisë, është haram! ”. Neni 265 i Kodit Penal.

Statusi i imamit

Festa e Pavarësisë dhe festat e tjera kombetare nuk i lejohen muslimanit qe ti festoje e as te uroje per to pasi nuk ka asnje argument fetar qe ta lejoje nje veprim te tille. Edhe pse evenimente te ngjajshme mund te realizoheshin ne periudhen e gjenerates se pare te Islamit kur ishte gjallë i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem dhe kater kalifët e drejte pas tij, megjithate ata nuk vepruan dicka te tille. Kjo tregon se dicka e tille nuk eshte vecse zakon i jobesimtarëve dhe besimtarët musliman jane urdheruar qe mos ti ngjasojne atyre ne asgje.
Festat e Pavaresise ne vendet e ndryshme muslimane nuk u shfaqen vecse me pushtimin e tyre nga pushtuesit e huaj. Pas largimit te tyre nga vendet e ndryshme, njerezit e ndikuar nga kultura e pushtuesve i zgjodhen ato dite per ti quajtur Ditë Pavarësie dhe filluan ti festonin.
Nese do thellohesh sado pak rreth Ditëve te Pavarësisë do te shikosh se ato dite i sherbejne politikes se huaj perëndimore per përçarjen dhe copëzimin e vendeve islame. Keto copezime ishin fryt i marrveshjes mes vendeve aleate (fituese te dy lufterave boterore) per ta copetuar trupin e umetit islam. Ne realitet keto kufij te imponuara dhe dite festash pavaresie ne cdo vend dhe copëz toke nuk jane dite qe besimtarët muslimanë ti festojne por jane ditë per te cilat ata duhet te vajtojnë. Nje shembull i vetem do tju mjaftonte per ta kuptuar kete gje. Shikoni Shqiperine dhe Kosovën te cilat edhe pse jane te populluara nga nje komb i vetem askush nga vendet perendimore nuk ka lejuar dhe nuk do te lejoje qe te bashkohen. Madje edhe vete politikanët e te dy vendeve nuk do ta lejojne dicka te tille. A mendoni se do te lejoje bota perendimore bashkimin e dy copezave toke te cilat u ndane me urdherin e tyre?
Festa Pavaresie apo perkujtime te tjera kombetare nuk i festoi e as i ligjeroi i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem. Ai nuk e festoi shpernguljen e tij (hixhretin), as krijimin e shtetit te pare islam. Keto festime dhe urime nuk u vepruan as nga katër kalifët e drejtë e të udhëzuar. Nuk u vepruan as nga kalifët emeuit kur pushteti kaloi ne duart e tyre. Nuk u vepruan as nga kalifet abasit kur hypen ne pushtet. Nuk u vepruan as sulltanët e Perandorise Osmane. Gjate gjithe kesaj historie te gjate islame me shtete dhe perandori qe njohen zgjerime dhe tkurje te ndryshme askush nuk festoi festa te tilla. Kjo tregon se ky lloj festimi ju imponua muslimanëve nga jobesimtarët.
Origjina tek muslimanet jane vetem dy festa vjetore, Bajrami i Fitrit dhe Bajrami i Kurbanit. Kur i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem shkoi ne Medine i gjeti banoret e saj qe festonin e lodronin ne dy dite te vitit. Pasi i pyeti rreth tyre, ju tha: “Allahu jua ka zevendesuar me dy dite me te mira, Diten e Fitrit dhe Diten e Kurbanit.” Ky eshte argument i qarte qe tregon se eshte harram per besimtaret muslimanë cdo lloj feste tjeter vjetore kombëtare, pavarësie, ditëlindje profeti, ditelindje personale, martese dhe cdo lloj perkujtimi tjeter ne shenje hidherimi per vdekjen e dikujt, cilido qofte ai. Pervec dy festave vjetore muslimanet kane edhe dite te vecanta ne te cilat nuk ka festime por ka adhurime te vecanta sic jane dhjete ditet e para te muajit Dhul Hixheh ku perfshihet Dita e Arafatit dhe Kurban Bajramit, dita e Ashurasë ose tre ditet e Teshrikut. Dite e vecante eshte edhe dita e Xhuma qe vecohet me adhurim te vecante.
Pervec dy festave dhe ketyre diteve te vecanta, nuk ka ardhur asnje argument tjeter fetar qe te lejoje dicka tjeter vec tyre. Udhezimi me i mire eshte udhezimi i Profetit sal lAllahu alejhi ue sel lem dhe rruga me e mire eshte rruga qe na qartesoi ai dhe qe e pasuan shoket e tij. Çdo mirësi per muslimanin gjendet ne pasimin e gjeneratave te para te zgjedhura qe kaluan ndersa çdo e keqe gjendet ne shpikjet dhe bidatet e atyre qe erdhen me pas.
Nese deshiron te jesh besimtar i vertete, hec ne gjurmet e te pareve te cilet jetonin me Islam 24 ore ne dite pergjate 12 muajve te vitit. E nese deshiron te jetosh si dicka tjeter, ke opsione te zgjedhesh sa te duash por mos harro ate dite kur te kthehesh tek Allahu, e pastaj gjithkush do te shperblehet per ate qe veproi e askujt nuk do ti behet padrejtesi./JavaNews/a.m.

Next Post
Palestina konfirmon se është kundër Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Palestina konfirmon se është kundër Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In