Administratori i një firme private është proceduar penalisht nga ana e Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.H., 62-vjeç. Ky perosn akuzohet se i ka marrë 89-vjeçarit me inicialet E.S. një shumë prej 97.500 eurosh me anë të mashtrimit. I moshuari i është drejtuar policisë e cila nisi veprimet. Tashmë çështja po shqyrtohet nga prokuroria.
“Më datë 07.07.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.H, vjeç 62, banues në Tiranë, administrator i një firme pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë 97.500 euro shtetasit E.S, vjeç 78, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal’, bëhet me dije në njoftimin e policisë./a.m.