• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Problemi i vërtetë? Askush s’do t’i bëjë opozitë Ramës!

by Ben Andoni
28/07/2017 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Vetëm pak orë pas certifikimit të zgjedhjeve së përgjithshme shqiptare, një pyetje po rri pezull mbi kokat e qytetarëve shqiptarë: Cili do t’i bëjë opozitën e vërtetë z. Rama në mandatin e ri? Të gjithë votat pro të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po i paraprijnë asaj, që kanë më së shumti frikë shqiptarët, se katër vitet e ardhshme do kemi një monolog të stërgjatë të Ramës dhe një kundërshti të zbehtë. Togfjalëshi i fundit është përcaktimi sesi mendohet sot opozita e ardhshme shqiptare. Është për të ardhur keq se z.Lulzim Basha nuk e bën dot opozitën e vërtetë për asnjë arsye, ka dalë nga procesi i tretë zgjedhor humbës, e nga një i katërt në partinë e tij si manipulues. Nuk mund ta bëj dot as LSI-ja që paçka fjalëve nuk tregon dot vlera të justifikojë qëndrimin e saj. Mbi të gjitha, në tetë vitet e fundit, LSI ka qenë pjesë e ekzekutivit me dy qeverisje të përfolura.

Më e keqja s’mbaron këtu. Ajo lidhet me Partinë Demokratike. Ku fryma opozitare ka humbur krejt dhe në vend të kësaj mbizotëron një përçarje e thellë, që nuk mund ta shërojë dot grupimi kundër Lulëzim Bashës dhe ai vetë me akrobacitë e shëmtuara. Që pas mesnatës së 18 Majit, ai ka humbur besueshmërinë e kauzës, por edhe atë pak frymë të mbetur që bulëzonte ende nga PD-ja.

Më kot, tani, një takëm brenda saj e justifikojnë dhe besojnë në ngritjen e këtij formacioni, që jo vetëm nuk përfaqëson me masën e PD-së, por ka larguar edhe të gjithë ato shtresa sociale, që e votonin pa kusht. Kauzën e të përndjekurve ka kohë që e tollovit PS-ja me listat që nuk mbarojnë; atë të legalizimeve, megjithë zullumet e mban, sërish PS-ja, paçka se faturat vrastare nga Strasburgu vijnë me një rregullsi matematike; e fundit edhe anti-komunizmin sot e ka marrë partia, që konsiderohet si vazhdimësi e PPSH-së!!! Kjo është tragjedia më e madhe, humbja e frymës së një partie, e cila mundi në 1992 të trondiste skenën shqiptare me frymën dhe alternativat, duke u bjerrur sot, në një parti që flet thjesht për mbijetesë politike.

Sa për LSI-në, opozita e saj do të jetë e zbehtë, sepse në mos të tjerat, lufta më e madhe do të jetë për të mbajtur të bashkuar bazën e saj fleksible, që më shumë sesa ideologjinë e partisë ka interesin e shpejtë pragmatist dhe vazhdimësinë e punësimit. Dhe, paçka vrullit, dëshirës së lidërshipit të ri të znj. Monika Kryemadhi, logjika e interesit te LSI e kalon çdo ideologji.

Në këto kushte, ashtu si kemi parë në orët e fundit, dy partitë që proklamojnë opozitën më shumë janë marrë me formën sesa me thelbin. Ndërkohë që urrejtjen më të madhe të dy partitë kinse anti-PS e kanë dhe do e kenë me njëra-tjetrën, për shkak se nuk vunë dot në funksionim atë bashkëpunim, me të cilin kërkonin të ishin në pushtet, në kurriz të Ramës. Duket se më shumë këto parti do merren me njëra-tjetrën sesa opozitën e vërtetë, që duket se Rama do t’ia bëjë vetes me shpërfilljen e tij egoiste.

Të paktën këtë e treguan qartë në orët e fundit, kur më shumë sesa të merreshin me atë që nuk kuptohet në thelb të rritjes së çmimit të ujit, PD dhe LSI-ja u morën me njëri-tjetrin.

E gjithë ajo që mbet në fund është se jo thjesht nuk ka më opozitë, por se partitë në Shqipëri nuk duan t’i bëjnë opozitë Ramës, që tashmë vazhdon me ligjërime pindarike në vetën e parë, i patrazuar nga askush, përveç ndonjë zëri qytetari, gjatë dëgjesave që i kërkon marrjen e legalizimit dhe kuptohet gabimeve të veta…Shuarja e opozitës, kjo është për të ardhur vërtetë keq për demokracinë shqiptare. (Javanews)

 

 

Next Post
Qefalia: SHISH jashtë kontrollit, nevojitet ligj i ri

Këshilltarja e LSI-së Elona Guri përfundon në prokurori, paditet nga deputeti socialist Qefalia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In