• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemi s’është Basha, por inercia që do e sjellë në pushtet

by Ben Andoni
30/04/2018 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në një rotacion, që deri më tani nuk ka gabuar, çdo njëra nga dy partitë e mëdha në vendin tonë pas tetë vitesh e ka lënë pushtetin. Kryeministri socialist Fatos Nano e la atëherë kur mendohej se nuk do ta kishte aq shumë të vështirë, kurse para tij qeveria e PD-së, që ishte nën hijen e Berishës president, nuk mund t’i shpëtonte zemërimit popullor për skemat e Fajdeve dhe drejtimin e tij autokratik. Paradoksalisht, Berisha u kthye si kryeministër dhe me ikjen e patericës së LSI-së, që iu ngjit PS-së, ia dorëzoi pushtetin qeverisë socialiste me Edi Ramën. Ky i fundit ka filluar të kalkulojë prej tani të ardhmen. Por a do mundet vallë?!

Shqipëria ka një trend rritës në ekonomi, që specialistët nuk ia vendosin shumë meritën politikës së Majtë në vend, por investimeve të TAP dhe qetësimit të vendit. Veçse investimet e huaja të mëdha pothuaj nuk duken, kurse brendet e mëdha ndërkombëtare, para Shqipërisë, preferojnë të shkojnë në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni. Në kuadër të reformave të ndërmarra nga qeveria Rama e që tashmë duhet të kishin dhënë rezultate, Shqipëria mund të ishte bërë një vend më dashamir me investitorët e huaj. Kjo nuk po ndodh, ashtu si bilancet tregtare shqiptare mbeten pozitive në rajon vetëm me Kosovën dhe Malin e Zi.

Më keq akoma është zgjidhja e Reformës Territoriale, që edhe pse është bërë shumë e menduar nuk po jep ende rezultatet e pritura për të mos thënë se administrata lokale është kalcifikuar dhe shpesh gjendet jashtë ndihmës së njerëzve të thjeshtë. Është kaq e pamundur të rregullohet mekanizmi i kalbur prej korrupsionit saqë shoqëria shqiptare duke mos patur shpresë ndryshimi nuk i gjen motivet pozitive për përparim. Kjo shpjegon arsyen e braktisjes së fshatit, ikjen masive të të rinjve, shfrimet sporadike që bëhen të dhunshme…. dhe menefregizmin e përgjithshëm popullor.

Të njëjtat shqetësime që ishin pesë vjet më parë me administratën Berisha i gjen sot të artikuluara në emisionet e Mëngjesit me administratën Rama. Të njëjtat gjëra që njerëzit kërkonin të bëheshin më mirë në pushtetet lokale të shkuara i has rëndom dhe sot. Shqipëria është futur në një amulli të frikshme, ku i vetmi reagim është bjerrja e votuesve. Por, kjo nuk e ndal rotacionin e pushtetit dhe të paktën atë trend që deri më tani nuk ka gabuar. Një herë në tetë vjet, shqiptarët bëjnë zgjdhjen alternative, që sistemi zgjedhor e imponon ose me emrin e PS ose me PD. Rama e kuptoi mirë dhe në aktivitetin e madh të PS-së në fundjavë u mundua të shkundë zyrtarët e vet patetikë se Shqipëria e tyre nuk është aspak Shqipëria e njerëzve të thjeshtë që i shkruajnë në facebook dhe e anatemojnë jo pak herë me të drejtë. Shumë prej tyre syresh janë gati të bëjnë gjithçka që ai të ikë bashkë me këtë shpurë që nga besim është kthyer në një zhgënjim jo të vogël.

Dhe, siç ndodh rëndom, në demokraci, por edhe si janë ligjet e inercisë social-politike, ka të ngjarë që zhvillimet të mund të ngrenë në sipërfaqe të fateve të vendit, liderin aspak karizmatik të PD-së, që ka dhënë shenjat se nuk ndryshon asfare nga paraardhësit e tij të PD-së dhe PS-së. Por, mos u çudisni! Basha mund të jetë në pushtet pas tre vitesh! (Javanews)

 

Next Post
Greqi, sekuestrohen 140 kilogramë kanabis të ardhur nga Shqipëria

EMRI/ Trafikoi 2 ton kanabis, skafisti nga Kavaja pjesë e një rrjeti të fuqishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In