• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemi me protestën e Lapajt

by Endri Kajsiu
29/03/2022 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu

Protestat janë të shëndetshme për demokracinë, por ato duhet të jenë të sinqerta. Fakti që protesta që nisi për çmimet e rritura nga lufta në Ukrainë ka përfunduar me një grusht individësh në shesh, tregon se sinqeriteti mungon. Për të ilustruar këtë, flet shembulli i një prej organizatorëve, Adriatik Lapaj. Kur Lapaj del dhe thotë se sa herë ka protestë ulet çmimi i naftës duke injoruar kështu bursat ndërkombëtare, zor se e merr njeri seriozisht, sepse njerëzit nuk janë budallenj dhe marrin vazhdimsht informacion. E vërteta është se çmimi tek ne është ulur sa herë është ulur në bursë dhe njëlloj edhe rritja. Sepse sa herë avancon në pushtim Rusia, rritet çmimi, sa herë reziston Ukrania, ulet çmimi. Një rraketë në Arabinë Saudite rrit çmimin në bursë, një tërheqje ruse ul çmimin. Këto fakte sot i di i madh e i vogël, këto ngjarje diktojnë luhatjet e bursës. Por që Lapaj të ketë ndikim në këto ngjarje përmes protestave, kjo është pak e vështirë të besohet.

Nga ana tjetër këmbët duhen shtrirë sa ke jorganin. Rreziku i madh i politikanëve është që fillojnë dhe i besojnë edhe vetë gënjeshtrat që thonë. Kjo fatkeqësisht ndodh edhe me shoqërinë civile dhe konkretisht me Lapajn. Protesta e madhe e 9 Marsit nuk ishte e Lapajt, por e Shtëpisë së Lirisë. Ata njerëz erdhën me transport të paguar nga Berisha-Meta nga e gjithë Shqipëria. Deputetët e PD-LSI ishin poashtu në shesh si patronazhistë për gjithë ata që kishin sjellë. Kur ikën nga sheshi partitë, mbeti aty Lapaj dhe një duzinë të tjerë.

Por, Lapaj ishte në sinkron me Berishën dhe Metën. Ka zëra që thonë se Lapaj është i punësuar nga Berisha dhe lidhjet me Shkëlzenin e Argitën janë të vjetra e kanë të bëjnë me vjehrrin e tij që shpërndante toka në Sarandë për fëmijët e Berishës. Fatmirësisht vjehrrin e Lapajt e shkelmoi vetingu jashtë sistemit, por une s’dua ta besoj që lidhja e Adriatikut me Berishën është kjo. Po të jetë kështu, do ishte e tmerrshme . Por ama Lapaj i ka pranuar militantët e Berishës e Metës në protestë dhe kjo e zhvesh protestën nga qytetaria.

Tani Adriatik Lapaj ka filluar të besojë se militantët e Shtëpisë së Lirisë, ishin të tijët. E duke besuar që ka shumë njerëz nga pas mendon se protestat organizohen me një fishkëllimë. Dhe pastaj dështon, njësoj si sot, njësoj si para 10 ditëve.

Presioni ndaj qeverisë dhe politikbërësve është gjithmonë pozitiv. Por ai duhet të jetë i çiltër dhe i sinqertë. Sot jemi në luftë. Duam apo s’duam, pasojat e luftës i ndjejmë ne, njësoj siç i ndjen e gjithe Europa. Çmimet e rritura këtu tek ne janë një fenomen që ndodh kudo në Europë. Dhe kudo protestohet, por ama kundër luftës. Të mbarojë lufta që tregjet të kthehen në normalitet. Protestat kundër qeverive nuk janë parë askund. Prandaj, Adriatiku dështoi. Dhe do vazhdojë te deshtojë per sa kohë nuk do të dijë të jetë i sinqertë me veten. Jo vetëm për njerëzit që i shkojnë pas, por mbi të gjitha për arsyet e protestës dhe shënjestrën e saj./ Lexo.al

Next Post
Atentati në Elbasan/ Zbulohet personi që mbeti i plagosur, ja kush e qëlloi me breshëri kallashnikovi

Atentati në Elbasan/ Zbulohet personi që mbeti i plagosur, ja kush e qëlloi me breshëri kallashnikovi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD e vonuar, shkak lidershipi”, Salianji: Sot duhet të flisnim për kandidatët për Bashkitë

February 5, 2026
Zgjedhja e kryetarit të PD-së/ Bozdo prezanton rregulloren: Ndryshime drastike që sigurojnë transparencë

“Krimi i organizuar ka ndikuar zgjedhjet”, Bozdo: Nuk i jepet zgjidhje kësaj situate me reformë

February 5, 2026
“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

February 5, 2026
Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

February 5, 2026
Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

February 5, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In