• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemi me autobusët e Kosovës, Dako sqaron pushuesit: Na mirëkuptoni, nuk është diskriminim

by Java News
19/07/2017 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka reaguar për herë të parë ndaj problemit të ngritur nga ana e pushuesve kosovarë që nuk lejohen të hyjnë më në rrugën “Pavarësia” prej javës së shkuar.
“Autobusët me pushues nga Kosova nuk do të lejohen të kalojnë në këtë rrugë, por në funksion të tyre janë pesë rrugë paralele për t’u futur në plazhin e Durrësit. Prej pushuesve nga Kosova kërkojmë mirëkuptim të tyre.
Gjithçka bëhet për të disiplinuar trafikun e rënduar në këtë zonë, dhe për faktin që gjysma e rrugës “Pavarësia” është kthyer në pedonale për vetë pushuesit”, tha Vangjush Dako në një prononcim i pyetur nga mediat për këtë çështje, raporton Durreslajm.
Përjashtim nga ky vendim është bërë për autobusët me turistë të huaj që janë të prenotuar nga hotelet në plazhin e Durrësit dhe janë lejuar të hyjnë në kundërshtim me tabelat e vendosura për qarkullimin rrugor, tha kreu i bashkisë së Durrësit.
Pesë mundësitë e kalimit
“Janë pesë mundësi për të hyrë në rrugën “Pavarësia”, duke hyrë në unazë nga autostrada DR –TR me atë të Jugut:
Rruga e xhamisë së katër minareve, segmenti i  postës, segmenti i ish-frigoriferit, Rruga e Mekëve, dhe rrugën e Lagjes së Çamëve që është ndërtuar mbi kanal.
Me këto segmente u japim akses autobusëve të Kosovës për të ndaluar aty ku duan rreth 100 metra larg nga rruga “Pavarësia”. Shoferët që vijnë nga Kosova nuk i dinë këto rrugë të reja që iu kemi vënë në dispozicion dhe prandaj është krijuar kaos”.
Dako tha se 90% e të gjithë pushuesve që frekuentojnë plazhet në Durrës janë nga Kosova dhe ky nuk mund të konsiderohet diskriminim. Për të rritur cilësinë e shërbimeve, bashkia këtë vit ka kryer 4  investime rrënjësore në zonën e plazhit. Është ndërtuar kolektori i ujërave të zeza, është përmirësuar furnizimi me ujë të pijshëm i zonës së plazhit, është ndërtuar pedonalja gjatë verës së fundit.
Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, tha se në kuadër të disiplinimit të qarkullimit rrugor, bashkia ka vendosur që nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 23:00 të mbrëmjes nuk lejohen të hyjnë në këtë rrugë as mjetet e tjera që bëjnë furnizim të dyqaneve, restoranteve apo hoteleve. Pas kësaj ore mund të qarkullojnë furgonat apo mjetet e tjera.
a.ç

Next Post
Dhuna ndaj grave, arrestohen dy persona në Vlorë

Dhuna ndaj grave, arrestohen dy persona në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In