• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemi i vërtetë që ka me vaksinën, opozita dhe aleanca e oborrit

by Endri Kajsiu
13/01/2021 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu

Fillimi i shpërndarjes së vaksinës kundër Covid-19 ka qenë një lajm i mbuluar gjerësisht në mediat ndërkombëtare, dhe i pritur me entuziasëm nga shumica dërrmuese e popullsisë së botës, duke lënë mënjanë sigurisht besimtarët e përhershëm të teorive konspirative. Njësoj është pritur edhe nga pjesa më e madhe e popullsisë në Shqipëri, si një ngjarje që ngjall shprese, pothuaj dhjetë muaj nga dita kur koronavirusi u shndërrua në një realitet frikëndjellës edhe për shqiptarët. Por në Shqipëri, si në çdo gjë tjetër, fushata e vaksinimit ka ndeshur edhe në një kundërfushatë, e cila nuk lidhet aspak me mosbesimin e konspiracionistëve tek vaksina, por me mosbesimin e ngulitur thellë tek Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe oborrtarët e tyre, tek fitorja e zgjedhjeve në prill. Të dy këta, kanë bërë atë që bëjnë gjithmonë kur kanë ndjerë se kunja e shkrepëses së tyre nuk po ndez e nuk po ndez dot entuziasmin as të militantëve të partive që përfaqësojnë, e jo më të qytetarëve shqiptarë.

Tema e këtij fillimviti është vaksina. Kanë grisur deklaratat që bënin dy javë më parë, ku deklaronin se Edi Rama e ka lënë Shqipërinë pa vaksinë, të fundit në rajon, jetime, pa qeveri, e të tjera si këto. Dhe kanë nisur të shkruajnë nga fillimi akuza të reja, më absurde, më qesharake, më domethënëse për gjendjen e pashpresë në të cilën ndodhen ata, dhe oborrtarët e tyre. Në një kohë kur vaksinimi një orë e më parë është detyrim, pasi çdo sekondë që kalon është një sekondë që mbart rreziqe për mjekët dhe infermierët që përballen me sëmundjen në spitale, ata ngrejnë pyetjen, përse e filluat vaksinimin kaq shpejt?

Në një kohë kur u thuhet se vendi i BASHKIMIT EVROPIAN, që i ka dhuruar Shqipërisë 10 000 vaksinat e para, ka kërkuar ruajtjen e konfidencialitetit, për të mos u zënë ngushtë përballë shteteve të tjera që do ta kërkonin vaksinën njësoj si ne, mediat e syve të oborrit të opozitës nuk kanë lënë shtet pa përmendur si origjinë të vaksinave, shumica e të cilëve as nuk janë anëtarë të BE-së. Duke vënë kështu seriozisht një pikëpyetje të madhe edhe mbi dijet e tyre politiko-gjeografike.
Oborrtarët e paguar kanë vërshuar në banaqet e mbrëmjeve televizive shqiptare, me 12 emisione politike për 3 milionë banorë, dhe ngrejnë pyetje nga më të ndryshmet. Niveli skandaloz dhe mjeran i pyetjeve që bëhen, nxjerr zbuluar edhe vetë niveëlin e njohur tashmë të inteligjencës së vashave qëkëshillojnë SHQUP-in dhe që udhëzojnë aktorët e banaqeve të mbrëmjes.

Të cilët, si robotët e programuar për të mos dalë nga linja, as nuk skuqen e as nuk nxihen kur u drejtojnë profesionistëve të fushës, pyetje të tipit: A kishte etiketë vaksina? A shkruante Pfizer? A mos vallë vaksina ka ardhur nga Serbia (kjo duhej shoqëruar me pyetjen: a është Serbia vend i BE?) Si mund të pranojmë ne që të shpërdorohen taksat e një vendi të Bashkimit Evropian, duke na sjellë vaksina këtu në Shqipëri? Pse vaksinimi filloi sot dhe jo nesër? A jeni të sigurtë që vaksinat nuk kanë ujë?

Imagjinoni pak, profesionistët e shëndetit si Bino, Brataj, Pipero e të tjerët, që kanë dhjetë muaj që rraskapiten me orë e pa orë, që u duhet të dëgjojnë edhe pyetjet e tilla të mjeshtrave të propagandës mediokre të Lulit, Monës, Likes dhe të tjerëve.
Imagjinoni që pas lodhjes së ditës, u duhet t’u shpjegojnë me durim, se Shqipëria ka siguruar 500 mijë vaksina, falë një kontrate që është e zeza mbi të bardhë tashmë, se vaksinat i kemi në xhep dhe se nis menjëherë lëvrimi, ndërkohë që vendet e rajonit NUK I KANE. Se milionat që flet Kosova janë instrumentit Covax, ku Shqipëria është e angazhuar madje edhe financiarisht, ndryshe nga Kosova. Se Maqedonia bëri lajm kur siguroi 100 doza nga Bullgaria, dhe se pret edhe ajo Covax. Ashtu si edhe Mali i Zi. Se Serbia ka siguruar deri tani vetëm 5000 doza, dhe as ajo nuk e ka treguar origjinën.

Sigurisht, Duke folur me mure. Sepse oborrtarët me tituj e pa tituj që kanë përballë, nuk janë aty për të kuptuar. Ata janë nxënës të zellshëm të shefeve të SHQUP-it, që duhet të mjegullojnë gjithçka. Misioni i tyrei vërtetë nuk është të sqarojnë shqiptarët duke u zbutur frikërat. Jo! Misioni i tyre është të zbusin frikën e Lulit, Monës dhe Likes, të cilët ndjejnë se pak muaj i ndajnë nga dërgimi në koshin e plehërave të historisë së këtij vendi.

Next Post
Pak ditë para zgjedhjeve, dorëhiqet ministri i Ekonomisë në Kosovë

Pak ditë para zgjedhjeve, dorëhiqet ministri i Ekonomisë në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In