• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemi i vërtetë i Shqipërisë që u pasqyrua dje në PE

by Flogert Muça
16/10/2018 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Ditën e djeshme në Parlamentin Europian nuk ka ndodhur asnjë suprizë. Lulzim Basha bëri atë që që ka bërë përherë dhe që e ka strategji të qartë, sulmoi Shqipërinë duke akuzuar kundërshtarët e Tiranës në sytë e BE-së duke inskenuar një sherr politik në mes të Brukselit. Kjo nuk ndryshon asgjë nga realiteti politik në Tiranë, pasi këtë Basha e bën çdo ditë nga selia blu. Atëherë pse duhet bërë ky sherr politik në Bruksel? Pyetja është retorike, opozita e ka të qartë synimin e saj të baltosjes së emrit të Shqipërisë.

Por gjëja më e rëndë nuk është ngjarja e krijuar dje nga deputetët e Bashës në Bruksel, por mënyra se si kjo lloj politikë-bërje, media dhe rrjedhimisht publliku e trajtojnë atë në Tiranë krahasuar me trajtimin që i bëri BE.

Në jetojmë në një vend ku shpifja dhe akuzat pa asnjë fakt na janë kthyer në rutinë. Politika, media dhe shoqëria jo vetëm që nuk i hedh poshtë këto antivlera, por merren gjithë ditën me to duke i kthyer në tema dite. Ndërkohë që aspirojmë BE-në (këtu flasim për standartet e BE-së), jo vetëm që nuk marrim shembull nga BE, por vazhdojmë dhe tregojmë në zemër të saj se jemi krejt ndryshe.

Si për ta vërtetuar këtë, mjaftojnë deklartatat e Brukselit dje, të cilat janë as më pak e as më shumë se standarti që duhet të ndjekë edhe politika, media edhe shoqëria. Dje në Bruksel të majtë dhe të djathtë dënuan ashpër gjestet dhe politikën që po ndjek opozita në Tiranë,  duke thënë leksione demokracie.

Pas skandalit të përsëritur nga PD, eurodeputetja rumune, Monica Macovei  u shpreh se: “Ata erdhën në këtë takim me paratë e shqiptarëve për të ngrenë një drekë dhe më pas ikën dhe ne këtu flasim për të ardhmen e shqiptarëve”. Më tej Macovei tha se opozita bën gabim kur bojkoton parlamentin, pasi këto veprime janë kundër vlerave europiane. Kjo ishte përgjigja e parë e BE-së për rrugën e gabuar që po ndjek opozita në Tiranë. Por nuk mbaroi me kaq.

Eurokomisionerët Knut Fleckenstein dhe Eduart Kukan njëri pas tjetrit treguan se cilat janë vlerat dhe standartet e BE-së, duke thënë njëherësh që ato nuk gjenden në strategjinë e opozitës shqiptare. E pikërisht për akuzat pa asnjë provë të PD-së kundër Taulant Ballës, BE foli dje qartë duke thënë se asnjë akuzë nuk mund të qëndrojë për sa kohë nuk ka prova.

“Unë nuk jam prokuror nuk jam gjyqtar. Mund të besoj nëse Balla është një djalë i keq apo jo, por ne duam prova. Të gjithë kërkojnë prova dhe më pas mund të vendosim se si të komunikojmë. Kërkesa ime është të bëni detyrat e shtëpise shkoni tek prokurori.” tha Fleckenstein.

Por ndërkohë që BE ka këtë standart, në Tiranë vazhdon retorika politike, akuzat, emisionet televizive dhe debatet publike mbi disa pretendime të cilat nuk kanë asnjë provë mbështetëse.

Ky është edhe problemi real që ka Shqipëria sot. As klasa politike, as media, as shoqëria nuk po ndajmë dot vlerat nga antivlerat, provat nga shpifjet, faktet nga lajmet e rreme. Në Shqipërinë tonë gjithçka thuhet merret e mirëqenë e askush nuk e vret mendjen për provat që vërtetojnë ato që thuhen. Ndaj në Shqipëri ka edhe histori si ajo e Babales, e të tjera si ajo.  Dhe ky është një problem më i madh se baltosja e Shqipërisë nga opozita në PE.

Shembujt  që tregojnë se sa ndryshe nga Europa është opozita  dhe se sa e tmerrshme është mënyra se si ne (politika-media-shoqëria) i shohim dhe trajtojmë gjërat,  vlen të lexojmë leksionin e eurokomisionerit Kukan i cili u shpreh se: “Këto çështje diskutohen dhe zgjidhen në parlamentin shqiptar, jo në parlamentin europian. Keqardhje për deklaratën dhe largimin e opozitës.”

Shfaqja e djeshme e opozitës në PE nuk ishte thjeshtë baltë mbi Shqipërinë, por edhe një dëshmi e symbyllësisë me të cilën opozita, media dhe rrjedhimisht shoqëria marrin çdo gjë si të mirëqenë edhe kur nuk ka asnjë fakt apo provë.

Next Post
Emigranti përplaset në autostradën Durrës – Tiranë, vdes pasagjeri pakistanez

FOTO/ Përplasen dy makina, shoferi i dehur shkakton aksident në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In