• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemi i “ujkut” Rama

by Blendi Kajsiu
21/08/2021 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Është sa e njohur, aq edhe e bukur fabula e bariut dhe ujkut. Në të, një bari bërtiste kot “ujku, ujku” për t’u tallur me bashkëfshatarët e tij që vraponin për ta ndihmuar. Kur një ditë ujku u shfaq me të vërtetë, thirrjet e tij për ndihmë u injoruan nga fshati.

Diçka e ngjashme po ndodh me kritikët e qeverisjes Rama sot në Shqipëri. Ndryshe nga bariu i përrallës, barinjtë e interesit tonë publik janë të sinqertë dhe nuk tallen me qytetarët. Ata realisht e shohin ujkun Rama në çdo iniciativë të qeverisë, që nga Open Ballkan deri te pritja e qytetarëve afganë. Ndaj, vazhdimisht bërtasin “ujku, ujku”.

Problemi është se nëse qytetarëve u bërtet vazhdimisht “ujku” për çdo gjë, ata do bëhen të pandjeshëm. Aq më tepër kur u tregon ujkun aty ku ata nuk shohin veçse dele. Ndaj, kur ujku të shfaqet realisht dhe të kollofisë interesin publik, ata do jenë krejt indiferentë.

Diçka e tillë po ndodh sot me vendimin e qeverisë Rama për të pritur qytetarët afganë. Ndonëse të gjithë parimisht janë dakord me vendimin, të shumta janë kritikat mbi procesin jo transparent të vendimmarrjes, mungesën e informacionit dhe mënyrën se si Rama po prodhon kapital politik me këtë çështje.

Këto kritika, edhe pse jo pa bazë, janë tejet të ekzagjeruara, dhe shohin ujkun aty ka dele. Në një situatë të emergjencës humanitare, informacioni është sa i limituar, edhe i pasaktë. Si Shqipëria, si Kosova, ashtu edhe SHBA-të, ishin të papërgatitur për këtë katastrofë dhe askush ende nuk e di me saktësi se sa qytetarë afgan kanë nevojë të vijnë në Shqipëri apo se ku do strehohen.

Natyrisht që Rama po e përdor dhe do vazhdojë ta përdorë këtë situatë për të rritur kapitalin e tij politik me SHBA-të. Por kjo është e paevitueshme dhe aspak problematike për sa kohë rritet edhe kapitali politik dhe imazhi i Shqipërisë me SHBA. E thënë ndryshe, nuk ka asgjë të keqe të përfitojë Rama politikisht nëse përfiton edhe Shqipëria.

Problemi është kur përfitimi politik i Kryeministrit bëhet në kurriz të Shqipërisë, apo duke vënë në rrezik interesat e saj gjeopolitike. Ky është rasti i Open Ballkan që përçan dhe dobëson faktorin shqiptar thjesht në funksion të protagonizmit të Ramës. Ky ishte edhe rasti i importimit të armëve kimike, ku Rama synonte forcimin e kapitalit të tij politik me amerikanët, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve, mjedisin, si dhe vetë industrinë e turizmit.

Prandaj nuk ka sens të trajtohet futja e qytetarëve afganë në Shqipëri nga Rama me të njëjtin shqetësim si futja e armëve kimike, apo futja e Shqipërisë në Open Ballkan. Qytetarët afganë që do vijnë te ne nuk janë as helme dhe as armë kimike, ata nuk rrezikojnë as jetën dhe as ekonominë shqiptare, përkundrazi mund t’i japin asaj një impuls.

Është e kotë t’i kërkosh sot qeverisë shqiptare një numër ekzakt të emigrantëve që do vijnë, përtej hamendësimeve të përafërta, që nesër ta denoncosh si gënjeshtare, sepse numri që jep sot me siguri nesër do dalë i pasaktë. Po ashtu, është i pakuptimtë denoncimi i Ramës se po shet Shqipërinë si një vend bujar, mikpritës dhe i hapur dhe jo si një vend i kapur nga mafia dhe korrupsioni.

Ama, është jo vetëm brenda detyrimit, por edhe brenda mundësive, të qeverisë të na sqarojë se përse e la procesin e Berlinit dhe u fut tek Open Ballkan. Të na thotë se si dhe kur do eliminohen tarifat me Serbinë, si dhe studimet që tregojnë se prodhimi vendas nuk dëmtohet nga hapja e tregut. Të na shpjegojë se si përçarja me Kosovën, nxirja e Kryeministrit shqiptar Albin Kurtit si antishqiptar dhe madje nazist (në mediat pranë saj) dhe zbardhja e Presidentit serb, Vucicit, si europian, tolerant dhe simpatizant i shqiptarëve, i shërben interesit tonë kombëtar.

Këtu, dhe jo tek ardhja e afganëve, kemi një ujk që po lëpihet përballë interesit publik. Ujqit imagjinar të qeverisjes Rama, që nga Bregoviçi deri tek ardhja e qytetarëve afganë, më shumë se interesin publik po përlajnë besueshmërinë e barinjve të tij. Dhe ky është një lajm i keq për qytetarët, sepse kur ujku të shfaqet realisht, ata tashmë do jenë të shurdhër. /Panorama/

Next Post
Me Ramën kryeministër, Bregoviç qenka shovinist serb, ndërsa në kohën e Berishës ishte njeri i mirë, bënim dhe foto…

Me Ramën kryeministër, Bregoviç qenka shovinist serb, ndërsa në kohën e Berishës ishte njeri i mirë, bënim dhe foto...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In