Duke analizuar se çfarë do të ndodhë në Kongresin e PS parashikuar më 9 prill, Baton Haxhiu ‘defekti i PS’ vjen nga pasojat e qeverisjes 2017-2019 dhe Kongresi pas fitores së PS.
“Të qeverisës vetëm për 4 vite është të harrosh opozitën, të harrosh konkurrencën dhe të harrosh kontrollin”, tha Haxhiu.
Sipas tij, një problem në PS është ekzistenca e klaneve brenda PS.
Haxhiu tha se në parti ka më shumë një luftë brenda llojit se sa me kundërshtarin për arsye se ndihen shumë komod pas përçarjeve në PD.
“Tirana është evidente se kush e fiton garën për kryetar të PS dhe shihet si pasardhës i lidershipit”, tha ai.
Për analistin, Andi Bushati, kreu i PS po përpiqet të ringjallë “trupin e sëmurë dhe të korruptuar” të partisë që drejton përmes një elektroshoku.
Bushati tha se lëvizjet e Ramës vijnë për shkak të zhvillimeve brenda Partisë Demokratike që ‘zien brenda vetes’.
“PS ka ngelur e fjetur, po të shkosh në bazën e PS i gjithë preokupimi është ca tenderësh lokalë ka”, tha Bushati.
Rama tha analisti ka gjetur problemin por jo zgjidhjen.
“Ngjallja nuk bëhet dot me ceremoni, por duhet lojë demokratike e vërtetë”, tha Bushati.
g.kosovari












Bushati ka 10 vjet qe analizon kot ,pa puke llogjike dhe me mllef