• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemi i Albana Vokshit, nuk është fakti se është femër

by Blendi Kajsiu
19/11/2024 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu*

Para pak ditësh drejtuesja e komisionit hetimor të tenderit të sterilizimit, Albana Vokshi u vu në qendër të kritikës publike për trajtimin që i bëri ish – ministrit të shëndetësisë Ilir Beqja. Ndonëse shumë nga kritikat që i bëhen komisionit dhe drejtueses së saj janë mëse legjitime, ajo që të tërheq vëmendjen është dimensioni thellësisht seksist i kritikës.

Në thelb të denoncimit nuk është thjesht keq-përdorimi i komisionit hetimor dhe të dëshmitarëve që paraqiten në të, por fakti se si është e mundur që “një femër, një nënë, një grua” të sillet në mënyrë të tillë? Kolegu Mero Baze në editorialin e tij argumentonte se Albana Vokshi është një shembull “se si nuk duhet të jetë së pari një femër, pastaj një nënë, një deputete, apo një ligjvënëse shqiptare” (shiko ketu).

Sipas kësaj llogjike sjellja e dhunëshme, militantizmi politik dhe shkelja e procedurave të komisionit hetimor është akoma më e patolerueshme kur bëhet nga një një nënë apo një grua. Natyrisht këtu lind pyetja, përse është më e tolerueshme harbutëria, militantizmi dhe dhuna kur bëhet nga një mashkull, baba, apo burrë? Përse kur harbutërinë, arrogancën dhe dhunën ndaj Parlamentit Shqiptar e ushtron Edi Rama, Ilir Meta apo Sali Berisha askush nuk ankohet se “nuk mund të sillet kështu një baba, një bashkëshort dhe një burrë”?

Arësyeja është se sfera jonë publike ofron dy standarte ndryshme për gratë dhe burrat. Këtyre të fundit u lejohet dhuna, harbutëria dhe vulgariteti. Gratë nga ana tjetër nuk mund të dalin nga kallupi i modelit “femër, nënë, grua” që nënkupton dhemshuri më shumë se përballje, emocion më shumë se racionalitet, përluje dhe butësi më shumë se qëndresë. Të gjitha karakteristika që e bëjnë të pamundur pjesmarrjen e grave në një sferë publike kaq të ashpër sa e jona.

Standartet me të cilat trajtohen gratë në sferën tonë publike nuk janë vetëm të dyfishta, në raport me meshkujt, por edhe absurde. Nga njëra anë grave i kërkohen standarte etike, intelektuale dhe morale më ta larta se burrave. Nga ana tjetër, gratë si kategori sociale konsiderohen inferiore ndaj burrave, si në kapacitetin e tyre intelektual edhe në ndërveprimin shoqëror. Pra gratë duhet të jenë njëkohësisht superiore dhe inferiore ndaj burrave, por kurrë të barabarta.

Në një debat publik midis politikanit Gaz Bardhi dhe gazetarit të njohur Sokol Balla, ky i fundit në mënyrë implicite e akuzonte Bardhin se po sillej si grua, që bërtiste me një “zë të hollë” dhe që nuk respektonte disa kode të luftës publike “sepse edhe lufta ka disa rregulla dhe luftën zakonisht e bëjnë burrat” (shiko ketu). Gratë, nga ana tjetër, sipas të njëjtës llogjike, nuk bëjnë luftë por “sherre grash”, të cilat janë të papërballueshme për një “burrë të vërtetë”.

Është një ide tipike kjo e mentalitetit tonë thellësisht patriarkal që e artikulon burrin dhe burrëroren si diçka superiore, me kode, rregulla dhe racionalitet, përballë subjektit femëror që është emocional, histerik dhe irracional. Është një llogjikë sipas të cilës burrat bëjnë beteja dhe debate, ndërsa gratë bëjnë vetëm sherre. Ndaj burrat që bëjnë “sherre grash” shpesh etiketohen si “gra të këqia”.

Për të kuptuar sa seksiste dhe larg realitetit është një ide e tillë mjafton të shikosh politikën dhe mediat tona që popullohen nga burra të cilët në shumicën e rasteve nuk udhëhiqen nga asnjë parim, kod apo racionalitet. Si politika edhe mediat tona, thellësisht burrërore, më tepër se debat ofrojën sherr. Aty më shumë se argumente artikulohen emocione dhe urrejtje personale. Limitet dhe kodet minimale jo vetëm nuk respektohen, por shpesh pjesmarrësit përplasen apo sulmohen fizikisht edhe në studiot televizive.

Kjo është sjellja tipike e burrave tanë në sferën publike. Përse duhet përdorur koncepti “grua” për ta denoncuar një sjellje të tillë? Ta klasifikosh një sjellje të tillë si “sherr grash” do të thotë jo vetëm të injorosh prezencën minimale të grave në sferën tonë publike, por edhe faktin se ato pak gra që e popullojnë këtë sferë kanë dëshmuar një sjellje superiore ndaj kolegëve të tyre burra, qoftë në media, qoftë në politikë.

Mjafton të shikojmë përçarjen e fundit të PD-së për të parë se aty ishin politikanet gra që kanë mbajtur qëndrimin më dinjitoz. Politikanë si Gaz Bardhi apo Agron Gjekmarkaj bënë pirueta të shëmtuara publike duke kalur brenda ditës nga denoncimi tek adhurimi i berishizmit.

Ndërkohë politikane si Jorida Tabaku, mbajtën një distancë dinjitoze nga palët, pa iu servilosur askujt duke kryer me dinjitet dhe efikasitet detyrën e tyre si deputete. Politikane të tjera si Grida Duma preferuan të largoheshin nga politika në vend që të lëpinin atë që kishin pështyrë, siç bënë shumë nga kolegët e saj burra. Ndaj idea e “superioritetit burrëror” në sferën tonë politike dhe publike është thjesht një paragjykim seksist.

Të kuptohemi unë nuk mendoj se gratë janë superiore ndaj burrave dhe as anasjelltas. Ashtu sikurse ka plot gra dijnitoze në mediat dhe në politikën tonë, ka edhe gra që janë të paafta dhe pa karakter, sikurse shumë prej kolegëve të tyre burra.

Aftësia apo idotësia është një atribut personal dhe jo seksual apo gjinor. Ndaj kur kritikojmë dikë nuk kemi pse ta kritikojmë si “nënë, grua, bashkëshorte apo motër” dhe as si “burrë, bashkëshort, baba, apo vëlla”.

Keqpërdorimi politik i komisionit hetimor nga deputetja Albana Vokshi nuk ka fare lidhje me statusin e saj si grua, nënë, apo bashkëshorte. Ai është tjesht produkt i statusit të saj si deputete. Ndaj si qytetarë kemi të drejtë ti kërkojmë asaj të përmbushë misionin e saj publik si deputete dhe të respektojë institucionet parlamentare.

Askush nga ne nuk ka të drejtë ti kerkojë asaj llogari për sjelljen e saj në publik si “nënë, bashkëshorte dhe grua”. Ashtu sikurse askush nga ne analistët nuk i ka kërkuar as Ramës, as Metës dhe as Berishës, dhe askujt politikani tjetër, që mos të përdorë fjalor rrugaçi në publik, apo mos të ushtrojë dhunë në parlament, sepse janë “baballarë, bashkëshortë dhe burra”. Një standart për të gjithë!

*Titulli origjinal: Standarti i dyfishtë i seksizmit tonë

Next Post
PD ua lë “betejën” pensionistëve, nis protesta para Kuvendit

PD ua lë "betejën" pensionistëve, nis protesta para Kuvendit

Comments 3

  1. Leka says:
    1 year ago

    Politikani qe kane respekt njerezit duhet te kete tre karaterustika kryesore, ndershmeria , aftesia ne zgjidhjen e problemeve dhe mbi te gjitha edukata si pasqyre e miresise qe qytetareve i mungon shume. Dhuna eshte shprehje e paftesise dhe ne rastin konkret servilizmit per te postit te deputetit, prandaj listst e hapura do skartoni llumin politik nga cilado ane qe eshte

    Reply
  2. PRoShi says:
    1 year ago

    Pajtohem me këtë shkrim.
    I ekuilibruar. Urime.

    Reply
  3. ppa says:
    1 year ago

    Trajtim i nje teme ne stilin hermafrodit; autorit nuk i ka mbetur vecse te perfshij ne analize edhe sjelljen e nje sekti tjeter politikanesh, atyre homoseksual. Nuk guxon t’i bjer ne koke problemit, dmth. sjellja harbute e deputetes apo deputeteve…Dhe per ta zbukuruar analizen nuk harron qe te fus ne nje thes si modele – sjelljen e Rames i pari dhe pastaj Berishen dhe Meten, a thua mendja e tij e ndritur, nuk eshte ne gjendje te bej dallimin ndermjet tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

December 8, 2025
13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

December 8, 2025
Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

December 8, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

E kaluara, më e pasigurt se e ardhmja

December 8, 2025
“Mos të kruhen kot”/ Ceka: Akademia e Studimeve Albanologjike ishte kthyer vend qokash e interesash. Qeveria bëri mirë që…!

“Duhet një shkollë politike që…” / Ceka: Parlamenti është kthyer në ‘estradë’, me aktorë nga PS dhe duartrokitës nga PD!

December 8, 2025
Dashnor Sula bën premtimin: Nëse Berisha e mund Ramën në 11 Maj, do t’i puth këmbët

VIDEO-“Rama me mentalitet të përparuar! S’do qaj pas derës së Berishës, PD më përzuri”/ Dash Sula: Kam marrë oferta për t’u bërë..

December 8, 2025
“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë

PD i mbeti Berisha, nostalgjia për vitin ’90 e pushtetin që s’vjen më

December 8, 2025
VIDEO-Pamjet e shtëpisë së Big Brother VIP/ Arjan Curri, Shpat Kasapi dhe Arbenita banorë? E zbulon moderatori

Big Brother VIP 5/ “E ardhmja është e shkruar…”-Zbulohet data e nisjes dhe moderatori i këtij “Reality Show”

December 8, 2025
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Ben Blushi rikujton 9 dhjetorin e ’90-s: Do isha o i alkoolizuar ose në burg! Protesta e studentëve, këpucët mbeten në baltë si…

December 8, 2025
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

“Berisha ia ‘preu kokën maces’ që në fillim”/ Lëvizja e Salianjit, Alibeaj: PD parti private!

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In