• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Problemi është kur hyjmë në Tiranë’/ Bllokimi i rrethrrotullimit te “Shqiponja”. zv.drejtori i ARRSH: Ja zgjidhja për të shmangur trafikun

by Java News
27/10/2020 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hyrja nga rrethrrotullimi “Shqiponja” deri tek “Zogu i Zi” do të jetë e bllokuar për 4 muajt në vazhdim për shkak të punimeve që do të zhvillohen për “Unazën e  Madhe”.

Ky bllokim ka nisur një ditë më parë dhe menjëherë është reflektuar me një shtim në trafikut në shumë nga rrugët e kryeqytetit. Tashmë qytetarët që duan të dalin nga Tirana duhet të përdorin rrugën nga “Spitali Ushtarak”, ndërsa ata që do të hyjnë duhet të kalojnë nga zona e Astirit.

Projekti i Unazës së Madhe kap një vlerë investimi prej 4.9 miliardë lekësh dhe deri tani është realizuar pjesa më e madhe e tij.

I ftuar në “Wake Up”, zv.drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erion Koka tregoi më shumë për këtë projekt të rëndësishëm, por edhe për alternativat që duhet të zgjedhin qytetarët për të vijuar me hyrjet dhe daljet nga kryeqyteti.

“Problemi më i madh është për hyrjen në Tiranë, problemi më kompleks që ka aty. Për daljen nga Tirana është më e thjeshtë, sepse ne vazhdojmë më rrugën ‘Dritan Hoxha’ ose rrugën e ‘Durrësit’ deri te sheshi Shqiponja.

Pa shkuar te sheshi, 100 metra më para devijon djathtas dhe kthehesh të rruga ‘29 nëntori’ që është rruga që të çon drejt Casa Italia dhe më pas hyn në superstradë. Dalja është shumë e thjeshtë.

Problemi është kur hyjmë në Tiranë. Kush do kalojë nëpërmjet Unazës së Re duhet të devijojë menjëherë djathtas.

Por ata që duan të shkojnë drejt Zogut të Zi kanë një bllokim dhe jemi të ndërgjegjshëm. Është një semafor afër urës së Lanës, i cili ka edhe një polic rrugor që është i stacionuar aty gjithmonë për t’i dhënë akses ambulancave dhe emergjencave”, sqaroi ai.

Për sa i përket projektit të tij, ai theksoi se kjo është një vepër e jashtëzakonshme dhe nuk do jetë më ajo gangrena që ishte deri sot.

“Në një 5 vjeçar ju nuk do ta njihni më këtë zonë. Do jetë totalisht një pjesë e re e qytetit, e ndërtuar nga e para”, tha Koka.

g.kosovari

Next Post
Po kthehej nga Turqia/ Arrestohet ish-drejtori i Hidrokarbureve në AKBN, Klodian Gradeci i shkaktoi 2 mln $ dëm shtetit me naftën

Po kthehej nga Turqia/ Arrestohet ish-drejtori i Hidrokarbureve në AKBN, Klodian Gradeci i shkaktoi 2 mln $ dëm shtetit me naftën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi! Përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

Netanyahu: Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi! Përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

January 26, 2026
E FUNDIT/ Aksident tragjik në Gramsh, humbin jetën drejtuesi i mjetit dhe mësuesja! Plagoset rëndë infermierja….

E FUNDIT/ Aksident tragjik në Gramsh, humbin jetën drejtuesi i mjetit dhe mësuesja! Plagoset rëndë infermierja….

January 26, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Mëkat, të tallesh me ata njerëz

January 26, 2026
Erion Veliaj kërkon lirimin, Gjykata Kushtetuese vendos kalimin për shqyrtim të çështjes

Erion Veliaj kërkon lirimin, Gjykata Kushtetuese vendos kalimin për shqyrtim të çështjes

January 26, 2026
Makina përplaset me motorin në Tiranë, një i vdekur dhe një e plagosur

Harroi qiririn ndezur e banesa u përfshi nga flakët, humb jetën i moshuari në Vlorë

January 26, 2026
Merret vendimi nga Drejtoria e Përgjithshme: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

Merret vendimi nga Drejtoria e Përgjithshme: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

January 26, 2026
21 janari, gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, dorëzon audio-përgjimin origjinal: Vrasjet nuk janë kryer nga pakujdesia, por me urdhër

21 janari, gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, dorëzon audio-përgjimin origjinal: Vrasjet nuk janë kryer nga pakujdesia, por me urdhër

January 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 janar 2026

January 26, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

January 26, 2026
Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat

Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In