• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemet në zgjedhjet amerikane, si alibi për humbësit në Shqipëri

by Mero Baze
05/11/2020 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në Shqipëri ka një konspiracion në rritje, nga fakti që procesi i certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve në SHBA, po ndesh probleme për shkak të papërgjegjësisë publike të presidentit Trump, i cili sulmoi procesin sapo kishte filluar numërimi, dhe ka nisur ndërkohë manovrat ligjore.

Ky “shqetësim” për zgjedhjet amerikane, realisht është më i madh në Shqipëri, se në SHBA. Në SHBA, edhe pse është i pazakontë agresioni ndaj integritetit të zgjedhjeve, ka dhjetëra mekanizma ligjorë dhe besim aq të fortë tek sistemi, sa kjo do kujtohet si një lajthitje.

Ndërkohë në Shqipëri, kjo lajthitje po përpiqet të mitizohet në përpjekje për të krijuar një dogmë, se zgjedhjet u vodhën edhe në SHBA, dhe jo më në Shqipëri.

Në të vërtetë, nuk kanë dhe shumë faj. Ndoshta presidenti Trump nuk e ka njohur kurrë Sali Berishën dhe ndoshta nuk ka dëgjuar për të, por ai i ngjan në veprimet e tij, sikur ta kishte vëlla. Dhe i ngjan jo vetëm në mënyrën se si nuk pranon humbjen, por dhe në mënyrën se si përpiqet të arrijë fitoren.

Ai është një ndarës i madh i shoqërisë, në besnikë fanatik politik, duke vrarë shtresën gri të shoqërisë, dhe duke detyruar njerëzit të marrin pozicion.

Ai sulmon publikisht çdo emër të njohur të jetës intelektuale, artit, muzikës apo kinematografisë që i del kundër. Njësoj si Berisha, i cili ka linçuar çdo emër të njohur në publik që shprehet kundër tij, për të ngjallur hezitim dhe heshtje nga shoqëria.

E gjithë kjo ka krijuar një kor tifozash, kryesisht derivate të fanatikëve të Berishës, të cilët tani po përpiqen të ngrejnë teoritë e komplotit ndërkombëtar kundër zgjedhjeve, duke e zhvendosur atë në Shqipëri.

Të pasigurtë, të përçarë dhe të dobët në garën elektorale që i pret në Shqipëri, ata po përpiqen të gjejnë tek problemet e zgjedhjeve amerikane, alibinë për humbjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Argumentat i kanë qesharake, por nuk mërziten për ato.

Fjala vjen, Joe Biden e quajnë komunist dhe mbështetës të Edi Ramës, ndërkohë që historikisht ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë, as kanë patur ndikimin më të vogël në Shqipëri.

Berisha shpresonte tek fitorja e Bushit në vitin 2000, por ai priti Fatos Nanon më 2003 në Shtëpi të Bardhë, ndërkohë që Berishën e izoloi dhe më shumë.

Edi Rama shpresonte se Obama do ndihmonte ardhjen e tij në pushtet më 2009, por Hillari Klinton erdhi si e ftuar e Berishës në Tiranë.

Lulzim Basha dhe Ilir Meta kaluan në ekstazë pse Edi Rama sulmoi Trumpin më 2016, por Trump dhe Rama ranë në ‘dashuri me shikim të parë’ bashkë.

Megallomania e shqiptarëve, që SHBA e ka mendjen tek udhëheqësit politikë në Shqipëri, është mendësi provinciale, e cila mund të justifikohet deri në muhabete kafeneje, por jo në nivel publik.

Ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë nuk ndryshojnë dot asgjë në Shqipëri, as e mbajnë Edi Ramën në pushtet, as e zbojnë atë. Atë e ndryshon vetëm vota e shqiptarëve këtu.

Pikërisht atë votë që kanë frikë këta “idhtarët e Trumpit”, të cilët tani ngaqë nuk kanë votat, kanë gjetur alibinë pse nuk do fitojnë, pasi ato do të “vidhen”, siç po i vjedh Biden në SHBA.

SHBA nuk është e imunizuar nga vjedhja e votave, nga korrupsioni apo krimi i organizuar. Edhe atje mund të ndodhin. Ndryshimi me ne, është se aty dënohen dhe vepron ligji.

Edhe Shkëlzen Berisha me shtetas amerikanë e bëri historinë e trafikut të fishekëve kinezë nga Gërdec, madje me tender të qeverisë amerikane. Problemi është se Diveroli bëri 4 vjet burg, kurse këtij si ka hyrë gjemb në këmbë këtu.

Vetëm kur shkoi ta përgënjeshtrojë me gjyq në SHBA, theu hundët dhe i mbeti akuza në derë. Kjo është diferenca mes nesh dhe SHBA, ndaj mos u shqetësoni për SHBA.

Next Post
“Të dalë Presidenti në 2 të mëngjesit…”/ Dade kritikon qëndrimin e Trump: Kur një lider artikulohet, ka pasoja

"Të dalë Presidenti në 2 të mëngjesit…"/ Dade kritikon qëndrimin e Trump: Kur një lider artikulohet, ka pasoja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In