• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Problemet me kreditimin / BSH mban të pandryshuar normën e interesit

by A R
16/12/2015 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë deklaroi se rritja e çmimeve do të mbetet e dobët edhe për vitin e ardhshëm. Pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës, guvenratori Gent Sejko listoi arsyet që e çojnë bankën në këtë parashikim.

Këshilli Mbikëqyrës vendosi ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 1.75 për qind, duke parlajmëruar se politika monetare do të mbetet lehtësuese edhe vitin që vjen, për të mbështetur rigjallërimin e kredisë.

Guvernatori Sejko tha gjithashtu se, rigjallërimi i kredisë dhe rritjes ekonomike nuk varet vetëm nga politikat e Bankës së Shqipërisë, por kërkojnë edhe kontributin e qeverisë. Banka e Shqipërisë vlerëson se, rritja ekonomike për këtë vit do të luhatet nga 2.5 deri në 2.7 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm ajo pritet të përshpejtohet në mbi 3 për qind.

* Vendimi më i rëndësishëm është ai i normës bazë të interesit, të cilin Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur ta mbajë të pandryshuar, në nivelin e 1,75%, pasi në këtë mënyrë inflacioni pritet të rritet gradualisht drejt objektivit afatmesëm. Sa i përket nivelit të tij në muajt tetor dhe nëntor, ishte pikërisht 2,1%, duke dëshmuar kështu frenimin e ecurisë së shpejtë të rritjes së tij gjatë dy muajve paraardhës.

Ashtu siç kishte vlerësuar edhe Banka e Shqipërisë, kjo rritje ishte shkaktuar nga faktorë të përkohshëm, ndërkohë që presionet e përgjithshme inflacioniste mbetën të ulëta. Niveli i inflacionit është përcaktuar kryesisht nga inflacioni i lartë i çmimeve të mallrave ushqimore, veçanërisht nga ushqimet e freskëta e të papërpunuara. Sa i përket çmimeve të elementëve të tjerë të shportës kanë dhënë një kontribut rënës në normën e inflacionit.

Nga këndvështrimi makroekonomik, niveli i inflacionit do të vazhdojë të pasqyrojë nivelin nën potencial të ekonomisë shqiptare, bëri të ditur guvernatori Sejko, pasi rritja e kërkesës agregate gjeneron kapacitete të pashfrytëzuara në tregjet e punës dhe të kapitalit.

Banka e Shqipërisë gjykon se hendeku negativ i prodhimit dhe çmimet e ulëta në tregjet botërore do të vazhdojnë të jenë të pranishme në periudhë afatshkurtër. Efekti i tyre rënës në inflacion do të kompensojë efektin rritës së çmimeve të ushqimeve, për rrjedhojë inflacioni mesatar për 2016-n pritet të jetë rreth 2,3%. Më tej, do të kthehet në objektivin e BSH-së prej 3% rreth fillimit të vitit 2018. Ky kthim i tij në objektiv do të mbështetjet nga gjallërimi i pritur i ekonomisë në vitet në vijim. / Top Channel

Next Post

Pas 1 ore me vonesë Madonna i thotë publikut: Nëse nuk ju pëlqen mund të shkoni të pir...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 5 vjet: 22.1% rritja e çmimeve, 51.4% rritja e pagave, 24% rritja e pensioneve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In