• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemet e shëndetit mendor, psikologia: Ja sjelljet që s’duhen neglizhuar

by A M
06/07/2024 15:00
Teenager with depression sitting alone in dark room

Teenager with depression sitting alone in dark room

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Problemet e shëndetit mendor kanë marrë gjithnjë e më shumë zë kohët e fundit, kjo për shkak të rasteve të shtuara, pro edhe uljes së moshës kur një person preket nga këto probleme.

Dr. Valbona Treska, Presidente e Urdhrit të Psikologut, tha në studion e RTSH24 se pritej një shtim i rasteve të personave me probleme të shëndetit mendor pas tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë së COVID, por theksoi se përpos këtyre, një tjetër shkak është edhe ngarkesa e lartë psikologjike në popullatë.

“Kemi problematika të shtuara të shëndetit mendor. Kemi pritur pas pandemisë dhe tërmetit një bum të problematikave të shëndetit mendor sepse pandemia do ndikonte një pjesë të popullatës më sensibël ndaj shëndetit mendor. Përpos problemeve si shkak të pandemisë, kemi edhe një ngarkesë psikologjike mjaft të lartë të popullatës. Ne kemi thënë gjithmonë që nuk ka patur asnjëherë një depistim të mirëfilltë të situatës lidhur me problemet e shëndetit mendor dhe kjo na bën të mos marrim politikat e duhura. Ka ardhur koha që duhet ta bëjmë këtë gjë, t’i japim më shumë vëmendje problematikave të shëndetit mendor”, u shpreh Treska.

Ajo theksoi se tashmë po kërkojnë ndihmën e psikologëve edhe të fëmijëve të moshës 10 apo 12 vjeç, që janë shumë të vegjël për të patur këto problematika. Sipas Treskës, prindrit duhet të tregohen shumë vigjilent në lidhje me ndryshime në sjelljen e fëmijëve, në mënyrë që të kapet në kohë problematika.

“Në momentin që vihet re një sjellje ndryshe të fëmija, nuk duhet anashkaluar, çfarëdo sjellje të jetë, psh. të qëndruarit vetëm, të mos paturit dëshirë për komunikim, për të mos frekuentuar shkollën apo kopshtin. Nuk bëhet fjalë për 2 ditë, por nëse sjellja vazhdon. Prindi duhet të ekzaminojë mirë sjelljen e fëmijës së tij për të kapur problematikën në kohë”, tha Treska.

Lidhur me uljen e moshës së personave që preken nga probleme të shëndetit mendor, Treska tha se ka një sërë arsyesh, duke renditur mes tyre teknologjinë dhe po ashtu edhe mënyrën jo të duhur të prindërimit.

“Pjesa e teknologjisë është një problematikë absolute tek të vegjlit dhe paradoleshentët. Përpos kësaj ka dhe problematika lidhur me mënyrën e prindërimit. Prindër që nuk dinë të vendosin limite te fëmijët e tyre, duke dashur t’i plotësojnë çdo gjë i konfondojnë në limitet që duhet t’i vendosin dhe kur duan t’i vendosin një limit fëmijë që kjo gjë deri këtu shkon, nuk dinë si ta vendosin limitin. Po ashtu ka edhe një mori problemesh në ambientin social që i mbivendosen problematikave. Fëmija shkon në shkollë dhe i mbivendosen të gjitha problematikat e ambientit social që frekuenton, agresivitetin, bullizmin dhe këto e mbingarkojnë fëmijën. Ka prindër që vijnë dhe kërkojnë ndihmë për fëmijë që mund të kenë probleme me ankthin, me pagjumësinë, fëmijë të moshës 10-12 vjeç që janë shumë të vegjël për të patur këto problematika”, theksoi ajo.

Next Post
Transporti mund të kryhet me tunel nënujor, pas Italisë, edhe Greqia kërkon ujë nga Syri i Kaltër

Transporti mund të kryhet me tunel nënujor, pas Italisë, edhe Greqia kërkon ujë nga Syri i Kaltër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In