• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Probleme me zgjedhjen e sekretarit të ri të NATO-s, këto janë emrat që nuk pranohen nga disa vende anëtare

by A M
26/05/2023 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gara për udhëheqësin e ri të NATO-s po intensifikohet. Por, ajo po zhvillohet kryesisht në prapaskenë, pa asnjë shenjë të një fituesi të qartë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, norvegjezi Jens Stoltenberg do të japë dorëheqjen në fund të shtatorit, pas nëntë vjetësh në këtë post.

Shumë anëtarë të aleancës do të dëshironin që për pasardhësin e tij të merrej një vendim gjatë, ose para takimit të NATO-s në Lituani, në mes të korrikut.

Kjo nuk u jep 31 vendeve të NATO-s shumë kohë për të krijuar konsensusin e nevojshëm për zgjedhjen e udhëheqësit të ri. Ata gjithashtu mund t’i kërkojnë zotit Stoltenberg që ta zgjasë mandatin e tij për herë të katërt.

Udhëheqësi i ardhshëm do të marrë drejtimin e aleancës në një kohë kritike, duke u përballur me sfidat e ruajtjes së unitetit të aleatëve në mbështetjen për Ukrainën dhe shmangien e një përshkallëzimi të situatës, që do ta çonte NATO-n në një luftë direkte me Rusinë.

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace deklaroi javën e kaluar, se do të dëshironte ta merrte këtë post. Por, duke marrë parasysh që disa qeveri kërkojnë të emërojnë gruan e parë në këtë post, kryeministrja daneze Mette Frederiksen është bërë një pretendente më e forte për postin.

Ndonëse një rol shumë publik, gara është jashtëzakonisht e fshehtë dhe e bazuar kryesisht në konsultimet midis udhëheqësve të vendeve anëtare të NATO-s dhe diplomatëve. Konsultimet do të vazhdojnë derisa të gjithë anëtarët e NATO-s të bien dakord për një kandidat për postin.

Jamie Shea, ish-zyrtar i lartë i NATO-s që shërbeu në Bruksel për 38 vjet, tha se udhëheqësit do të kërkojnë një politikan me aftësi të forta komunikuese dhe një diplomat shumë të aftë.

“Ruajtja e unitetit dhe komunikimi me të gjithë aleatët janë shumë të rëndësishme për të kryer punët e nevojshme”, thotë zoti Shea, i cili tani punon në organizatën Chatham House.

Wallace dhe Frederiksen

Shumë diplomatë e shohin britanikun Wallace si një mundësi të vështirë për këtë detyrë, megjithëse ai gëzon një respekt të gjerë në të gjithë aleancën. Dëshira nga disa vende anëtare për të zgjedhur një grua në këtë post i zvogëlon shanset e tij.

Shumë anëtarë të NATO-s do të preferonin për këtë post një ish-kryeministër ose ish-president në mënyrë që shefi i NATO-s të ketë ndikim politik të nivelit të lartë. Stoltenberg, 64 vjeç, ka qenë kryeministër i Norvegjisë.

Disa vende të tjera, veçanërisht Franca, duan dikë nga një vend i Bashkimit Evropian, duke shpresuar për një bashkëpunim më të ngushtë midis NATO-s dhe BE-së.

Kryeministrja daneze Frederiksen i plotëson të gjitha kriteret e mësipërme. Ndonëse thotë se nuk është kandidate, ajo nuk ka thënë se nuk është e interesuar për këtë post. Diplomatët e NATO-s thonë se ajo në prapaskenë po konsiderohet si një kandidate serioze.

Emri i zonjës Frederiksen u shfaq fillimisht në një raport të gazetës norvegjeze ‘VG’ muajin e kaluar dhe shkakoti një interesim të madh të mediave sërish këtë javë kur Shtëpia e Bardhë njoftoi se ajo do të takohej me Presidentin Joe Biden në fillim të qershorit.

“Unë nuk po aplikoj për asnjë post”, u tha ajo gazetarëve në Kopenhagë të mërkurën, duke minimizuar spekulimet se vizita mund të jetë një intervistë pune për postin drejtues të NATO-s.

Ndërsa në këtë post tradicionalisht zgjidhet një evropian, çdo kandidat serioz ka nevojë për mbështetjen e Uashingtonit, anëtarit më të fuqishëm të NATO-s.

Një burim që ka njohuri mbi diskutimet për këtë çështje në Uashington tha se administrata e Presidentit Biden nuk ka ende një kandidat të preferuar dhe se për këtë po zhvillohet një “debat i fortë” midis këshilltarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se është “shumë herët të spekulohet se kë do të mbështesin Shtetet e Bashkuara”.

Socialdemokratja Frederiksen, 45 vjeçe, u bë kryeministrja më e re e Danimarkës në vitin 2019. Ajo u vlerësua për menaxhimin e krizës së pandemisë së COVID-19 dhe fitoi një mandat të dytë vitin e kaluar.

Ajo do të duhej të hiqte dorë nga posti i saj i kryeministres, nëse do të pranonte rolin e Sekretares së Përgjithshme të NATO-s, një veprim që analistët politikë thonë se do ta sillte qeverinë e saj të brishtë në prag të kolapsit.

Dhe fushata për postin e udhëheqëses së NATO-s nuk do të ishte e lehtë për kryeministren daneze.

Vendi i saj është shumë larg objektivit të NATO-s për të shpenzuar 2 për qind të PBB-së për fushën e mbrojtjes. Danimarka tani është në nivelin 1.38 për qind, megjithëse Frederiksen është zotuar të intensifikojë përpjekjet për të arritur objektivin e NATO-s për shpenzimet vjetore në fushën e mbrojtjes.

Disa aleatë gjithashtu argumentojnë se në këtë post për herë të parë do të duhet të zgjidhej një kandidat nga vendet e Evropës Lindore, veçanërisht pasi lufta e Rusisë në Ukrainë e ka bërë atë rajon edhe më të rëndësishëm për NATO-n.

Nëse zonja Frederiksen do ta merrte postin, ajo do të ishte udhëheqësja e tretë radhazi e NATO-s nga një vend nordik.

Mundësitë e tjera

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, presidentja e Komisionit Evropian, gjermanja Ursula von der Leyen dhe zëvendëskryeministrja kanadeze Chrystia Freeland janë përmendur gjithashtu në diskutimet mes diplomatëve dhe në raportet e mediave si kandidate të mundshme për udhëheqëse të NATO-s.

Por diplomatët thonë se kryeministrja Kallas shihet nga disa anëtarë të NATO-s, si shumë e ashpër ndaj Rusisë dhe Berlini dëshiron që von der Leyen të qëndrojë në postin e tanishëm të Presidentes së Komisionit Evropian dhe kanadezja Freeland do të përballej me kundërshtime të mëdha, sepse ajo nuk është evropiane dhe vjen nga një vend që konsiderohet se ka ngecur në shpenzimet për fushën e mbrojtjes.

Emra të tjerë që përmenden shpesh janë kryeministri holandez Mark Rutte dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Por zoti Rutte ka këmbëngulur se ai nuk e dëshiron këtë post, ndërsa zoti Sanchez më vonë këtë vit do të përballet me zgjedhjet e përgjithshme në vendin e tij.

Disa diplomatë janë të shqetësuar gjithashtu se shumë nga kandidatët e përmendur mund të jenë të papranueshëm për presidentin turk Tajip Erdogan, i cili pritet fitojë balotazhin e së dielës dhe nuk ka treguar asnjë shenjë se ai i firkësohet bllokimit të konsensusit brenda NATO-s.

Turqia, së bashku me Hungarinë, po pengojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Mungesa e kandidatëve me mbështetje të gjerë ngre mundësinë që mandati i zotit Stoltenberg të zgjatet përsëri, ndoshta deri në një takim tjetër të NATO-s në vitin 2024.

Zoti Stoltenberg ka thënë se nuk po kërkon të qëndrojë më gjatë në postin e shefit të NATO-s. Por ai nuk ka thënë se si do të përgjigjej nëse i kërkohet një gjë e tillë.

 

Next Post
“Autokollona me makina të blinduar kalonte në Shkodër”, Berisha ka 1 javë që akuzon, por nuk nxjerr asnjë provë

“Dënoj manipulimin e vazhdueshëm të Beogradit”, Sali Berisha reagon për situatën në veri të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In