• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Probleme me rrëshqitjen e dherave në Gjirokastër, rrugët e disa fshatrave ende të bllokuara

by A R
14/01/2026 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjirokastër vijon puna në zonat ku ka rrëshqitje dherash, që erdhën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që përfshinë vendin për disa ditë. Prefekti i qarkut bën me dije se njësinë administrative Qytet, në lagjet “Granicë” e sipërme, përroi i Gjokanës në lagjen “Zinxhia” dhe “Pazari i Vjetër” pas kalasë, pritet raporti i gjeologëve për të ndërhyrë më pas për largimin e dherave.

Forcat bashkiake, në bashkëpunim me mjetet e ardhura nga Forcat e Armatosura, po punojnë në njësinë administrative Lunxëri për pastrimin e rrugës së fshatit Dhoksat, deri në fshatrat Gjatë, Këllëz dhe Qestorat. Gjithashtu, po kryhen ndërhyrje për pastrimin e rrugëve të brendshme në fshatin Lazarat.

Bashkia Libohovë

Në njësinë administrative Zagori, rrugët hyrëse të fshatrave Zhej, Lliar dhe Topovë vijojnë të jenë të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dherave. Bashkia po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes, ndërsa pritet raporti i gjeologëve për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

Bashkia Memaliaj

Në njësinë administrative Memaliaj fshat, një rrugë e brendshme mbetet e bllokuar. Bashkia pret studimin e specialistëve gjeologë dhe do të ndërhyjë aty ku nuk ka rrezik për shkarkime të reja.

Bashkia Dropull

Problem mbetet dëmtimi i urës së Glinës, ku shirat e fundit kanë dëmtuar edhe një këmbë tjetër të saj.

Bashkia Përmet

Aksi rrugor Përmet–Dogana e Tre Urave është i kalueshëm vetëm në një segment rreth 25 metra, në hyrje të fshatit Petran. Bashkia Përmet pret vlerësimin e specialistëve gjeologë për ndërhyrje në lagjen “Sede” të qytetit.

Ndërkohë, po punohet për pastrimin e rrugëve të brendshme në fshatrat Bual, Hotovë, Mokricë, Kosovë (njësia adm. Piskovë) dhe në fshatin Tremsht (njësia adm. Petran).

Bashkia Këlcyrë

Nuk raportohen bllokime të akseve rrugore. Pastrimi i inerteve ka përfunduar dhe infrastruktura i është rikthyer normalitetit. Komisioni i ngritur vijon punën për vlerësimin e dëmeve.

Bashkia Tepelenë

Në aksin Subash–Hormovë, rruga e vjetër nuk mundëson qarkullimin e mjeteve të rënda. Bashkia do të ndërhyjë sapo të ulet niveli i ujit në përroin e Tërbuqit.

Gjithashtu, sot pritet të përfundojë puna për drenazhimin e ujërave në një banesë në fshatin Hormovë, e cila rrezikon nga ulja e sipërfaqes së tokës.

Energjia dhe nivelet e lumenjve

Sipas OSHEE, i gjithë qarku furnizohet normalisht me energji elektrike.

Lumenjtë Vjosë, Drino dhe degët e tyre ndodhen në kuota normale, pa rrezik për përmbytje.

Next Post
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In