• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problematikat e sigurisë në pallate/ Nga mungesa e sensorëve të tymit te mungesat e daljeve emergjente

by Java News
03/01/2024 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Masat parandaluese për zjarret në objektet e banimi duket se janë kthyer në një nevojë emergjente, duke parë dhe ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi me përfshirjen nga flakët të godinave të ndryshme.

Problematika është jo vetëm për pallatet ekzistuese por edhe për ndërtimet e viteve të fundit.

“E para nis me dedektimin e zjarrit pra vendosja e sensorëve të tymit të zjarrit në banesa që japin informacion real në çfarë dhoma në çfarë kati në çfarë zyre ka rënë zjarri dhe e dyta ka të bëjë me hidrantët, për mbajtjen nën kontroll të zjarrit, derisa të vijë shërbimi zjarrfikës. Faktikisht këto mungojnë në shumë objekte dhe është e papranueshme që ndërtime të vitit 2023 ku m2 ka arritur 1500-2000 euro, mos të jenë të vendosura, të paktën në ato ambiente të përbashkëta ku ka mbingarkesë njerëzish”, tha inxhinieri Azem Dulevic.

Shqetësuese është edhe fakti që në godinat ku të tilla masa janë të vendosura, shpeshherë ato janë jofunksionale.

“Përveç pjesës së ndërtimeve duhen parë dhe ambientet publike që kanë shërbime, shkolla, institucione apo edhe bar-restorante që me rastin e festave të fundvitit shpeshherë janë të tejmbushura dhe në rastin e një avarie mund të sjellin pasoja katastrofale sa i përket sigurisë. Ndërsa ato objekte që i kanë të implementuara shpeshherë nuk janë funksionale sepse mungon kontrolli periodik çdo 6 muaj ose 1 vit dhe shpeshherë këto vendosen thjesht për të marr lejen e shfrytëzimit por faktikisht dhe fatkeqësisht nuk funksionojnë”, tha inxhinieri.

Edhe shkallët e emergjencës janë të dobishme në rastet e zjarreve, pasi do të ndihmonin në evakuimin e qytetarëve.

“Shkallët e emergjencës janë shkallë portative të jashtme por duhet të jenë të implementuara të paktën në godinat shumëkatëshe sepse nëse ndodh një problem qytetarët ta kenë më të thjeshtë për tu evakuuar madje shpeshherë në institucionet qofshin dhe arsimore këto vendosen dhe thjeshtë janë fiktive sepse shpeshherë janë të mbyllura me çelës”, shtoi Dulevic.

Ndërhyrja e zjarrfikësve është e domosdoshme në rastet e zjarreve, për të parandaluar përhapjen e flakëve si dhe për të shmangur rrezikmin e jetës së qytetarëve./TCH

Next Post
VIDEO/ Politikani serb viziton varrezat e Jasharajve: Kërkova falje në emër të serbëve

VIDEO/ Politikani serb viziton varrezat e Jasharajve: Kërkova falje në emër të serbëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

January 30, 2026
Virusi ‘Nipah’ jo rrezik imediat për Shqipërinë, Bino: Nuk përhapet nga ajri

Virusi ‘Nipah’ jo rrezik imediat për Shqipërinë, Bino: Nuk përhapet nga ajri

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Pse “non grata” e Sali Berishës nuk hiqet me lobim

January 30, 2026
Tragjedi në metronë e Hamburgut / Një burrë tërheq 18-vjeçaren para shinave të trenit, të dy të vdekur

Tragjedi në metronë e Hamburgut / Një burrë tërheq 18-vjeçaren para shinave të trenit, të dy të vdekur

January 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Bashkimi rreth Berishës e bën edhe PD-në, edhe opozitën më të vogël

January 30, 2026
Përplasje mes Komisionit Xhafaj dhe SPAK/ Prokuroria e Posaçme refuzon…

Përplasje mes Komisionit Xhafaj dhe SPAK/ Prokuroria e Posaçme refuzon…

January 30, 2026
Dalin dokumentet e reja nga dosja Epstein, disa prej tyre pornografike

Dalin dokumentet e reja nga dosja Epstein, disa prej tyre pornografike

January 30, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Kryedemokrati, misionar i Serbisë”/ Avokati: Berisha mbrohet nga 3 mijë kriminelët që ka në organizatën e tij në PD!

January 30, 2026
Alibia e humbjes? Pse PD nuk tregon si e do ndarjen territoriale?

Alibia e humbjes? Pse PD nuk tregon si e do ndarjen territoriale?

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In