TIRANE– Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Shqipërisë. Si pasojë e reshjeve është përmbytur edhe autostrada Tiranë-Vorë.
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të një qytetari, i cili thotë se ka dy orë që pret, pasi rruga është e bllokuar si pasojë e përmbytjeve. (Balkanweb)