• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Problem katërkëndëshi i gabimeve të tij”/ Meta-Bashës për “Bermudën”: Ofertave të mija iu përgjigjen me çmendurinë e…!

by Java News
16/11/2021 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha rreshtoi Presidentin Ilir Meta në kampin e kundërshtarëve të tij, duke e quajtur pjesë të “Trekëndëshit të Bermudës” dhe të së keqes, bashkë me Berishën edhe Kryeministrin Rama.

Kreu i Shtetit tha se problemi është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore të Lulzim Bashës, duke përmendur bojkotin e reformës territoriale, bojkotin e reformës në drejtësi, djegien e mandateve dhe zerimin e pushtetit vendor.

Ilir Meta u shpreh se ka ardhur koha që politikanët në Shqipëri të marrin përgjegjësi dhe jo t’i ikin atyre.

“Prandaj jemi në një situatë të tillë ku vihet në diskutim edhe legjitimiteti i partisë kryesore të opozitës, pas problemeve të mëdha të legjitimitetit të Parlamentit, të pushteti lokal, të Presidentit”, u shpreh Kreu i Shtetit për Rtv Ora.

Pyetje: Zoti Presidenti, pak ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ju rreshtoi në kampin e kundërshtarëve të tij, duke ju quajtur pjesë e “Trekëndëshit të Bermudeve” dhe të së keqes, bashkë me Berishën edhe Kryeministrin Rama. A keni një koment për këtë etiketim?

Presidenti Meta: Është e drejta e tij të bëjë lapsuse, edhe të ketë ndoshta ndonjë mendim të tij, se është i lirë.  Unë nuk kam asnjë shqetësim.

Unë e kam respektuar gjithmonë dhe jam përpjekur ta ndihmoj që ai të mos gabojë rëndë.

Sa herë më ka kërkuar ndihmë ja kam dhënë, sa herë i ka rënë telefonit tim e ka pasur të hapur.

Por, më duhet të them që është koha që politikanët në Shqipëri të marrin përgjegjësi dhe jo t’i ikin atyre. Prandaj jemi në një situatë të tillë ku vihet në diskutim edhe legjitimiteti i partisë kryesore të opozitës, pas problemeve të mëdha të legjitimitetit të Parlamentit, të pushteti lokal, të Presidentit.

Pavarësisht të gjithë këtyre, unë jam i qetë edhe e di që gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë se në çfarë kushtesh kam punuar.

Por dikush përsëri thotë tani jo dhe bën sikur nuk i di të gjitha këto rrethanat.

Nuk është problemi i trekëndëshit që thotë zoti Basha. Ky është problemi i tij.

Problemi kryesor në këtë rast është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore,  të cilave ai nuk mund t’i ikë dhe nuk mund t’ua shkarkoj të tjerëve.

Në radhë të parë nuk mund t’ia shkarkoj Ilir Metës si President i Republikës, por edhe si  një politikan aktiv me të cilin ai, ka pasur një marrëdhënie shumë të veçantë.

Dhe kush është ky katërkëndësh i përgjegjësive madhore i cili ka vetëm një rezultat kapjen totale të shtetit sot?

Së pari, bojkoti i reformës administrative-territoriale përpara zgjedhjeve vendore të 2015.

Ilir Meta ka qenë kryetar i Kuvendit, kryetar i LSI, por dhe në koalicion me Edi Ramën dhe pavarësisht nga dëshira e kryeministrit për ta përjashtuar opozitën nga ky proces, opozita për çudi kishte dëshirë që të vetëpërjashtohej me një këmbëngulje të paparë.

Ndërkohë unë, si Kryetar i Parlamentit në atë kohë kam këmbëngulur në mënyrë të jashtëzakonshme deri në fund për të përfshirë opozitën, sepse kisha dhe problemin e procesit të integrimit europian dhe kjo ishte një reformë e rëndësishme.  Kjo reformë duhej bërë, sepse 400 e ca komuna nuk i mbante dot Shqipëria.

Opozita ka pasur të gjitha ofertat për të dhënë një plan të sajin dhe jo vetëm kaq, por demokratët të cilëve sot u  serviret Ilir Meta si pjesë e këtij trekëndëshi.

Ilir Meta ka insistuar dhe ka çuar në Konventën që do të kishin demokratët  për çështjen e pushtetit vendor, Bashkim Finon e ndjerë, i cili ishte kryetar i Komisionit të Reformës,  bashkë me Petrit Vasilin.

Unë i  kam ftuar dhe kam insistuar që na jepni ofertën tuaj.

U premtua që do të jepej dhe kjo gjë kurrë nuk u dha dhe unë nuk e di kujt i shërbeu ky bojkot,  dhe se çfarë detyrimi ka Ilir Meta ndaj zotit Basha!

Së dyti, që në momentin që është hedhur ideja e djegies së mandateve kam thënë që kjo është një çmenduri, si do digjni mandatet.

E para, mandatet e kujt do digjni ju?

E dyta, kujtoni ju se do rri njeri pa gjumë në Bruksel apo kudo tjetër? Jo, do qeshin!

E treta, i dini ju listat?

Kam insistuar madje, se ka qenë në një situatë bojkoti opozita, tre muaj para kur nisi protesta e studentëve,  që të kthehej në Parlament.

Kam kthyer buxhetin dhe ju kam thënë  shkoni dhe mbështesni studentët  për kërkesat e tyre me një buxhet të rishikuar.

Unë nuk e di se çfarë i ka thënë Sali Berisha apo dikush tjetër, nuk dua të ndërhyj në këtë çështje,  atë le ta zgjidhin vetë.

Ilir Meta i ka thënë Lulzim Bashës, zotit Berisha, por edhe çdo deputeti demokrat t’i lenë mandatet?!

Unë u kam thënë që kjo është një çmenduri dhe e dimë se ku përfundoi.

Për çështjen e pushtetit lokal e njëjta gjë dhe po kështu bojkoti i reformës në drejtësi ishte me pasoja katastrofike në kapjen e shtetit.

Sa herë i ka thënë Ilir Meta atij (Lulzim Bashës) por dhe LSI-së, bëni një platformë për Reformën në Drejtësi bazuar me votat e ndryshimit të Kushtetutës  me 140 vota?

Pra këto janë katër kënde se nuk dua ta bëj katërmbëdhjetë kënde sot.

Bojkoti i reformës administrative-territoriale, bojkoti i Reformës në Drejtësi, djegia e mandateve në Parlament dhe zerimi i opozitës nga pushteti lokal, janë 4 përgjegjësi madhore që Lulzim Basha, nuk u ikën dot.

Mund ta ketë përgjegjësinë dikush tjetër, por ai ka qenë kryetar i Partisë Demokratike dhe unë kam pasur për detyrë të flas me të, dhe ka qenë detyrë e tij të marri përgjegjësit në atë moment, dhe t’i tregojë vendin cilido në kohën e duhur, që mund të ishte një nxitës negativ./m.j

Next Post
PS e bindur se Meta nuk do pengojë qeverinë e re/ Bushati: E shkarkuam se bëri fushatë për LSI, partinë e familjes

"Këtu më keni, në krye të detyrës"/ Meta ndjehet i sigurtë: Do jem president deri në 24 korrik 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau të dashurën në rrethana makabre, Prokuroria çon në gjyq 31-vjeçarin

Vrau të dashurën në rrethana makabre, Prokuroria çon në gjyq 31-vjeçarin

January 26, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Balluku: Në 2030, 45% e konsumit vendas e prodhuar nga teknologjitë fotovoltaike dhe eolike

January 26, 2026
11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

January 26, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Arrestimi i Bujar Sefës në Dubai, Policia e Shtetit jep detaje: Ishte drejtues i grupit kriminal që…

January 26, 2026
Rusia abuzoi me listat e Interpolit, zbulimi tronditës rreth agjencisë ndërkombëtare të policisë

Rusia abuzoi me listat e Interpolit, zbulimi tronditës rreth agjencisë ndërkombëtare të policisë

January 26, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

January 26, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Neni 6 i Konventës i zë edhe shqiptarët…

January 26, 2026
“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

January 26, 2026
Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

January 26, 2026
Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In