• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pro dhe kundër (ri)kthimit të Lulzim Bashës

by Shpëtim Luku
29/05/2023 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Luku

Fillimisht paraprinë thashathemet se ai, Lulëzim Basha do të kthehet. Ndërsa tani shikojmë një aktivitet të shtuar të tij, konkretizuar me takime të ndryshme, me deklarata, me arsyetime të tij për hapin pas që bëri, me pengje për përjashtim më të hershëm të Berishës që në shpalljen e tij non vrara etj. Lulëzim Basha e ka të drejtën e rikthimit. E ka të drejtën e provës. Por jo në kontekstin e demokracisë, këtij sistemi, që pavarësisht efektivitetit që ke dëshmuar, sërish t’a jep të drejtën teorike për të vazhduar.

Lulëzim Basha ka të drejtën të pretendojë të jetë kryetar i PD-së pikërisht për arsyen kryesore se ai nuk ka qenë asnjëherë kryetar i PD-së. Mund të ketë qenë kryetar “de Jure”, por kurrë kryetar “de facto”. Që nga 2013, kur ai u emërua kryetar i saj, ai ka funksionuar si një administrator i deleguar i një kompanie, por kompetenca shumë të kufizuara. Nuk pati asnjëherë mundësinë që funksiononte si vetëvetja, por gjithmonë i duhej të aktronte ashtu si e udhëzonin të tjerët. I duhej të “komplikonte” dhe “sofistikonte” situatën në PD, duke e bërë atë gjoja të padeshifrueshme për publikun.

Nëse dikush është kundër këtij konkluzioni, e ka fare të thjeshtë ti referohet fakteve se si në momente kyçe, në negociata të rëndësishme, në takime ne të huaj, Basha shkonte për “konsulta” në kullën Coin dhe kthehej prej andej më i “egërsuar”, më kundërshtues se më parë. Ose mund të sjellin në vëmendje fjalorin e tij të egër e kërcënues gjatë protestave të dukshme që organizonte opozita në atë kohë.

Ose marrjen e hapave radikalë si djegja e mandateve apo braktisja e zgjedhjeve parardhëse vendore. Kush mendon apo konkludon se këto kanë qenë vendime të Lulëzim Bashës, thjesht i jep atij më shumë merita se sa i takojnë. Pikërisht pra, pse Basha nuk është provuar asnjëherë si një kryetar fuqiplotë i opozitës, kjo i jep të drejtën atij të pretendojë (ri)kthimin.

Por ndërkohë, egziston një arsye tjetër po kaq e fortë kundër këtij (ri)kthimi. Ajo lidhet me potencialin e pakët që mbart ai si drejtues i opozitës. Jo se ka qenë në kushte ideale për t’a shpërfaqur këtë potencial dhe ne i dijmë përmasat e tij. Porse kemi një tregues të tërthortë, por të pagabueshëm për t’a matur atë. Lulëzim Basha ka qenë i përzgjedhur i Sali Berishës.

Dhe nuk ka skaner më të mirë, skaner më të pagabueshëm se sa përzgjedhja prej Sali Berishës në një moment të caktuar, për një detyrë të caktuar. Sepse nuk je zgjedhur mbi bazë kriteresh klasike, si aftësia, oratoria, karizma, integriteti, personaliteti etj, por je përzgjedhur fiks për të kundërtat e tyre.

Edhe gjatë ushtrimit të detyrës si administrator dhe maskues i pronësisë reale mbi Partinë Demokratike, Lulëzim Basha i ka shfaqur më së miri këto cilësi. Mirëpo ato nuk janë të pëlqyera nga publiku, sidomos ai publiku gri, për të cilën ka aq nevojë opozita, ndaj, Lulëzim Basha nuk mund t’i sigurojë asnjë përmirësim perspektive Partisë Demokratike.

Next Post
Krimi në familje/ 39-vjeçarja shqiptare kërcënohet nga të afërmit e burrit që vrau vajzën e tij

Krimi në familje/ 39-vjeçarja shqiptare kërcënohet nga të afërmit e burrit që vrau vajzën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In