• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pro dhe kundër një Gjykate Speciale për Maqedoninë

by Aalison Pearse Stevens
04/07/2016 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkombëtarët propozojnë krijimin e një Gjykate Speciale në kuadër të Gjykatës Penale në Shkup, e cila do të merret vetëm me shqyrtimin e lëndëve nga afera e përgjimeve. Reagime pro dhe kundër propozimit.

Funksionimi normal i Prokurorisë speciale, që po heton një sërë rastesh të zyrtarëve të lartë për vepra të rënda penale, ka rëndësi të jashtëzakonshme për zgjidhjen e krizës politike. Andaj, kriza nuk mund të quhet e mbyllur pa pasur një epilog gjyqësor për të gjithë zyrtarët e përfshirë në krime, e që dolën në sipërfaqe nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve, vlerësojnë analistët vendas.

Përfaqësues të faktorit ndërkombëtar në takimet me krerët e institucioneve gjyqësore në vend po prezantojnë idenë për formimin e një departamenti special në kuadër të Gjykatës Penale në Shkup, e cila do të merret me shqyrtim vetëm të lëndëve të dala nga afera e përgjimeve respektivisht lëndët e iniciuara nga Prokuroria Speciale.

Ideja e formimit të departamentit special pritet të hidhen në tavolinën e bisedimeve mes katër partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, VMRO-DPMNE, BDI, LSDM dhe PDSH. Bisedime për momentin nuk ka, por në momentin që do të ketë partitë do duhet të deklarohen për idenë e themelimit të departamentit special. Tani për tani këtë ide e kanë përkrahur publikisht LSDM-ja opozitare dhe BDI, ndërsa VMRO-DPMNE ja është kundër. PDSH-ja ende nuk ka dalë me asnjë prononcim lidhur me këtë ide pasi ka vendosur që qëndrimin e partisë ta shpalosë në momentin që zyrtarisht kjo pikë do të kumtohet si pjesë e bisedimeve.

Partitë të ndara rreth idesë së “speciales”

LSDM mbështet formimin e departamentit të veçanta në Gjykatën Penale. Deputeti opozitar Goran Sugarevski thotë se gjithçka që do të jetë në interes të një gjyqësie të pavarur, duhet të ndodhë.

“Ne vlerësojmë se gjithçka do të jetë në interes që gjyqësia të funksionojë në mënyrë të pavarur mendojë se kjo duhet të ndodh, qëndrimi ynë është po, duhet të formohet departament i posaçëm që do të merret me lëndët e Prokurorisë Speciale”,shprehet Goran Sugarevski nga LSDM.

Protestat qytetare janë kthyer në përditshmëri në Maqedoni

Nga BDI kanë paralajmëruar se do të kishin mbështetur formim të njësisë speciale në Gjykatën penale, e cila do të merret me lëndët, të cilat do të dalin nga përmbajtjet e “bombave“.

“Kjo është temë serioze, që nuk mund të jetë çështje bisedash mediale. Nëse ka vullnet të tillë, atëherë duhet të kalojë institucionalisht, së pari nëpërmjet bisedave të partive politike relevante, nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës. Nëse në ato negociata hapet kjo iniciativë, BDI parimisht është për formimin e një zyrës ose njësisë speciale e cila do të merret me rastet e Prokurorisë Speciale”,vlerëson zëdhënësi i BDI-s Bujar Osmani. Nga VMRO-DPMNE thonë se çfarë do që mund t’i ofrohet LSDM-së, asaj nuk do t’i bënte punë për të ardhur në pushtet.

“Me padurim e pres ditën kur opozita do të kërkojë edhe qytetar special në Maqedoni të cilët enkas për ta do të votonin, për ta do të punonin dhe ata do t’i përkrahnin”, ka thënë Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Kadriu : Ligji mundëson themelimin e departamentit special

Formimi i Njësisë speciale gjyqësore kompetente për ndonjë problematikë specifike është i njohur në praktikën e disa vendeve në botë, gjykatë speciale ekziston në Beograd, ndërsa në shumë vende si për shembull në Itali janë formuar njësi të veçanta të cilat merren me ndonjë problematikë konkrete, thonë ekspertët ligjorë. Osman Kadriu , profesor universitar thotë se Kushtetuta e Maqedonisë e ndalon formimin e gjykatave të jashtëzakonshme, prandaj nëse nuk ndryshohet Kushtetuta në Maqedoni nuk mund të themelohet Gjykatë speciale, e cila i përngjan gjykatës së jashtëzakonshme.

“Tani ngelë mundësia tjetër ligjore, në suaza të pushtetit të tanishëm gjyqësor, të formohet njësi speciale në kuadër të Gjykatës Penale. Procedura duhet patjetër të rregullohet me ndryshime të ligjit për gjykatat, ku do të theksohet se si dhe në ç’mënyre do të bëhej përzgjedhja e njësisë penale speciale. Më së miri do të ishte që fjalën kryesore ta ketë Parlamenti”, thotë Kadriu.

Gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese Natasha Gaber-Damjanovska thotë se nëse paraqitet nevoja, ligji e lejon funksionimin dhe themelimin e gjykatave që merren me kompetencë të caktuar. “Mendoj se Ligji për gjykatat përmban dispozita dhe tanimë e lejon një gjë të tillë, nëse praktika e tregon këtë, ndoshta edhe duhet të themelohet. Nuk mund të marr ndonjë qëndrim të prerë, për shkak se nuk jam brenda në institucion, nuk mund ta shoh për së afërmi si funksionon, por nëse s’ka procedim efektiv të lëndëve, atëherë mbase do të duhej”, vlerson Natasha Gaber-Damjanovska.

Avokati Aleksandar Tortevski thotë se në Maqedoni sërish çdo gjë varet nga vullneti politik. “Duhet të përzgjidhen gjykatës të cilët do ta kryejnë funksionin me nder. Më e rëndësishmja është se kush i zgjedh gjykatësit. Nëse këte e e bënë Këshilli gjyqësor, aty shumica aktuale në pushtet e ka ndikimin vendimtar dhe sërish do të zgjidhen gjykatësit e njëjtë. Prandaj, pyetja themelore duhet të jetë se në ç’mënyrë do të përzgjidhen gjykatës cilësorë”, thotë Tortevski.

Ka edhe zëra kundër “speciales”

Kryetari i Këshillit gjyqësor në Maqedoni është kundër idesë që në Maqedoni do të themelohet një e ashtuquajtur Gjykatë Speciale, e cila do t’i trajtojë rastet, të cilat është duke i hetuar Prokurorja Speciale, Katica Janeva. Zoran Karaxhovski thotë se në asnjë mënyrë nuk mund të themelohet ndonjë Gjykatë Speciale ose repart i veçantë në Gjykatën Penale në Shkup, pasi me këtë shkelet Kushtetuta dhe do t’iu bëhet presion gjykatësve.

“Këshilli gjyqësor apelon se pa marrë parasysh se çfarë ndryshimesh ligjore paralajmërohen në organizimin e sistemit gjyqësor, madje edhe të formohet një repart i veçant për rastet e PSP-së, të kihet kujdes ndaj Kushtetutës”, thotë kryetari i Këshillit gjyqësor Zoran Karaxhovski, përgatiti DW. (b.an)

Next Post

Benzema dhuron 3 milionë euro për ngritjen e një xhamie në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

March 14, 2026
Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In