Kuvendi Komunal i Prizrenit, me sa duket ka marr vendim që një rrugë ta emërtojë në nder të ish-ushtarit të UÇK-së nga Brigada “Agim Ramadani”, britanikut Jon Harrison.
Lajmërimin e ka bërë vetë Harrison përmes faqes së tij në Facebook, ku thotë se ceremonia do të zhvillohet më 19 tetor.
Ai ka ftuar miqtë, veteranët dhe kolegët e tij që të marrin pjesë në këtë ceremoni, e cila do të zhvillohet në Hotel Theranda mes orës 9:00-10:00 paradite, citon Koha.net. (b.an)