• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Privatizimi i “Partizanit”, gjenerali Qirjazi shkon në SPAK! Çfarë deklaroi pak ditë më parë për Berishën, Oketën dhe…

by A R
26/09/2022 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-gjenerali Vladimir Qirjazi është paraqitur ditën e sotme në SPAK për aferën e klubit ‘Partizani’.

Qirjazi do të pyetet si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet e tij.

Pak ditë më parë, në News 24, ai sqaroi çështjen duke deklaruar se ai asokohe ka marrë një urdhër të vazhdueshëm për 6 muaj nga Ministria e Mbrojtjes, me në krye Gazmend Oketën, për ta firmosur procedurën.

Kjo ndërhyrje erdhi pas akuzave të hedhura në drejtim të tij nga dhëndri i Sali Berishës për korrupsion.

Gjenerali nënvizoi se firma nuk ishte në kompetencat e tij pasi kjo pronë nuk gjendej në kontabilitetin e Komandës që ai drejtonte. Ai nuk ka pranuar të firmoste aferën që po heton SPAK dhe u shkarkur nga detyra.

“Ishte procedurë e gjitha fiktive. S’po them që kam patur presion. Më është kërkuar përmes urdhrave dhe shkresave dhe unë i kam kthyer përgjigje sipas ligjit. Ka ardhur antikorrupsioni i zotit Bylykbashi dhe më ka kërkuar që ta firmosja atë gjë duke më thënë se pronarët që e kërkojnë kjo mund të shkaktojë probleme për shtetin, unë i kam çdo gjë sipas ligjit.

Pasi ika, që më shkarkuan në muajin shtator nuk e di çfarë është bërë. Deri në momentin që kam qenë në komandë, unë nuk e kam firmosur sepse ka qenë antiligjore. Për zotin Jamarbër që më akuzon mua për të korruptuar më vjen shumë keq se unë e di çfarë kam hequr pas kësaj procedure. Unë kam qenë punonjës  shteti, kam zbatuar detyrat në mënyrën më serioze”, tha ndër të tjera Qiriazi.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastim parash.

/a.r

Next Post
Bashkimi Evropian dhe GIZ mbështesin Administratën Doganore dhe AKU për lehtësimin e tregtisë me vendet e rajonit

Bashkimi Evropian dhe GIZ mbështesin Administratën Doganore dhe AKU për lehtësimin e tregtisë me vendet e rajonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

April 12, 2026
CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

April 12, 2026
“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

April 12, 2026
Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 12, 2026
Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

April 12, 2026
Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

April 12, 2026
Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In