Gjykata e Lartë ka njoftuar këtë të hënë se ka rrëzuar padinë e Ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë kundër Prokurorisë së Përgjithshme.
Ministria e Energjitikës kishte paditur organin qendror të akuzës se nuk kishte filluar hetimet ndaj disa ish-zyrtarëve të lartë për shkelje në privatizimin e CEZ.
Konkretisht, MEI kërkonte që Prokuroria e Përgjithshme të hetonte dy ish-ministrat Ruli e Bode, zëvendësit e tyre Enno Bozdo, Florion Mima dhe Neritan Aliballi, si dhe këshilltaren e ish-kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli.
Nga ana e saj Prokuroria e kishte refuzuar këtë kërkesë./tch/a.k