• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pritje jo më shumë se 10 minuta”/ Punimet në aeroportin e Rinasit, Balluku: Terminali i ri mund të përfundojë në…

by
26/06/2022 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Pritje jo më shumë se 10 minuta”. Ky është kriteri që është vendosur në aeroportin e Rinasit ku ka fluks pasagjerësh për shkak të sezonit veror, por edhe prej heqjes së kufizimeve prej pandemisë së Covid-19. Ministrja e Instrastrukturës, Belinda Balluku shtoi se jemi në moment piku dhe inspektoi punimet e terminalit të ri. Ajo shtoi se ka nisur puna vetëm me ashensorët, ndërsa po presin shkallët lëvizëse që janë vonuar për shkak të pandemisë.

Qëllimi i terminalit të ri është që të përballohet i gjithë fluksi i pasagjerëve dhe të shmanget trafiku apo radhët e gjata deri në 2-3 orë. Ndër të tjera, Balluku tha se kanë dëgjuar nga investitori që terminali mund të përfundojë brenda muajit korrik, që e cilëson deklaratë shumë ambicioze.

“Kemi një pjesë tjetër të ndërtuar në aeroportin e Rinasit gjatë javëve të fundit për të shtuar kapacitetet përpunuese për të gjithë qytetarët duke qenë se jemi në periudhë piku, është periudhë ku fluturimet janë shtuar disa fish dhe nuk kemi vetëm pasagjerë shqiptarë, por edhe të huaj që vizitojnë vendin tonë gjatë periudhës së verës si turistë.

Ne po mundohemi të marrim të gjithë masat për të lehtësuar sa më shumë lëvizjen e pasagjerëve por edhe për të qenë konform me të gjithë kërkesat dhe rregulloret e BE sa i përket kohës së përpunimit. Ne të gjithë na duhet të udhëtojmë këto kohë, qoftë prej detyrës dhe e shohim se si është situata në botë me trafik të shtuar dhe radhë të gjata deri 2-3 orë.

Sot teksa diskutoja me drejtorin e aeroportit, po flisnim se sipas një të dhëne që ka pasur në takimin e fundit të bërë në Romë për aeroportin, disa më të mëdha se i Amsterdamit kanë qenë të detyruar të ulin numrin e pasagjerëve dhe fluturimeve sepse nuk po e përballojnë dot prej mungesës së punonjësve.

Viti 2022 është vit që padyshim ka pasur sfida sa i përket aviacionit dhe jemi munduar që t’i zgjidhim ato. Të gjithë pasagjerët kalojnë në pikat e reja të kontrollit të kufirit dhe nga ç’kam të dhënat, kemi arritur që të mbajmë kohët e duhura. Sot, synimi është të përpunohen 1246 pasagjerë për orë, secili të marrë kohë 7 minuta përpunimi dhe koha e pritjes të çdo pasagjeri të mos jetë më e gjatë se 10 minuta. Këto kritere i kemi arritur”, tha Balluku.

Nuk është vetëm terminali i ri që po ndërtohet, por edhe 4 vendparkime të reja. Ndër të tjera, aeroporti i Rinasit po zhvillohet në 4 faza, e para me përfitim në pjesën e poshtme, faza e dytë konsiston në rritjen e pjesës së bagazheve, në fazën e tretë do kemi zgjerim të check init dhe në fazën e katërt, i gjithë aeroporti të funksionojë për kategorinë 4E, pra për fluturimet ndëroqeanike.

/e.d

Next Post
“Më iku një zemër”/ Flet babai i Aleksandër Sadikajt: Derën e banesës e mbante hapur. Telefonata e fundit dhe ç’pa javën që jetoi me të

Vrasja e Sadikajt: Hetohet sherri për shitjen e 100 kg kanabis, nuk iu dha pronarit shuma prej 25 mijë eurosh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

January 24, 2026
“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

January 24, 2026
“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

January 24, 2026
U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

January 24, 2026
Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Analiza: A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e luftës?

January 24, 2026
“Emri i kandidatit për Tiranën, çështje ditësh”, Noka takon Tedi Blushin: Përjashtojmë nga bashkëpunimi Arlind Qorin

Sot opozita në Bulevard/ Paralajmëron valë protestash, Noka zbulon skenarët: Betejë kundër kthetrave të ‘kuçedrës’ që..

January 24, 2026
VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

January 24, 2026
Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

January 24, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

January 24, 2026
Plumbi që del nga goja

Shqipëria 2026, sipas Fishtës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In