• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pritja për Ditën e Pavarësisë/ Wisner mesazh për Drejtësinë: Gjyqtarë e prokurorë po punojnë të reformojnë sistemin dhe luftojnë korrupsionin

by Java News
28/06/2024 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Pritjen e Ditës së Pavarësisë, ambasada amerikane mblodhi në Tiranë, personalitete të vendit, politikanë, diplomatë, përfaqësues të medias.

I ngarkuari me punë i SHBA-së në vendin tonë David Wisner, u shpreh se Shqipëria ka sot shembuj të rëndësishëm frymëzues që duhen ndjekur.

Ai tha se mësues dhe përkthyer të gjuhës së shenjave nga Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë po i përgatisin ata të kenë sukses, ndërsa punonjës të administratës ofrojnë shërbime thelbësore në komunitetet e tyre dhe punojnë për t’i bërë ato më të forta.

Diplomati amerikan u ndal gjithashtu edhe te drejtësia. “Shoh gjyqtarë, prokurorë, hetues, avokatë dhe shumë të tjerë që punojnë shumë për të reformuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe për të luftuar korrupsionin, në mënyrë që të gjithë të jenë me të vërtetë të barabartë përpara ligjit”, tha Wisner.

Fjala e David Wisner

Zoti President, shumë faleminderit për fjalët tuaja dashamirëse. Zonja Kryetare e Kuvendit, Shkëlqesi, të nderuar të ftuar, miq – faleminderit që na u bashkuat për të festuar 248-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Dua ta filloj duke falënderuar sponsorët tanë bujarë sonte, të cilët ishin vendimtarë për realizimin e kësaj mbrëmjeje dhe, më e rëndësishmja, po bëjnë punë të shkëlqyer këtu për t’i sjellë më pranë të dy vendet tona. Lista e tyre është në ekranin pas meje.

Për amerikanët, Dita e Pavarësisë është një ditë e shenjtë. Teksa veshim ngjyrat tona të kuqe, të bardhë dhe blu dhe mblidhemi me familjen e miqtë, nderojmë edhe historinë tonë. Ne përsiatemi mbi frymën e lirisë dhe të patriotizmit që na bën të fortë. Mbrëmja e sotme është shumë e veçantë për të gjithë ne amerikanët këtu që ta ndajmë këtë frymë me ju, miqtë dhe familjen tonë shqiptare.

Lidhjet që bashkojnë dy vendet tona janë forcuar gjatë 102 viteve të fundit. Kemi shumë të përbashkëta – që nga shqiponjat që fluturojnë mbi vendet tona, te dashuria jonë për lirinë, te pasioni për futbollin (sado të ndryshme që janë!), tek amerikanët që vizitojnë dhe jetojnë në Shqipëri dhe komunitetet e mëdha e të talentuara të diasporës shqiptare në SHBA, të ekspozuara këtu sonte.

Këtë mbrëmje, dëshirojmë të na bashkoheni për të nënvizuar një lidhje të veçantë që na lidh – atë të përkushtimit ndaj shërbimit publik.
Ndonjëherë dëgjoj se shqiptarët kanë rezerva ndaj shërbimit publik, duke kujtuar ngjyrimet që ky koncept kishte gjatë periudhës së errët në historinë e Shqipërisë. Gjatë vitit tim këtu, kam parë se realiteti është pak më i ndryshëm dhe në fakt më bën të kem më shumë optimizëm.

Gjyqtari i shkëlqyer i Gjykatës së Lartë të SHBA-së dhe kryqtari kundër korrupsionit, i ndjeri Louis Brandeis, ka thënë: “Zyra më e rëndësishme politike është ajo e qytetarit të thjeshtë”. Ju lutem bashkohuni me mua për të menduar mbi këtë, për një çast. Shumë prej jush po i shërbeni vendit tuaj në mënyra të rëndësishme dhe ndërsa hedh sytë përreth, shoh shumë shembuj frymëzues.

Shoh Këshillin tonë Rinor dhe Ambasadorët e Natyrës që u mësojnë bashkëmoshatarëve të tyre të bëhen qytetarë aktivë dhe të angazhuar, mësime vendimtare për të ndërtuar demokracinë e Shqipërisë.
Shoh mësues dhe përkthyes të gjuhës së shenjave nga Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë që i përgatisin nxënësit e tyre të kenë sukses, duke u bërë shembull për mundësi të barabarta për të gjithë.
Shoh punonjës nga të gjitha degët e qeverisë që ofrojnë shërbime thelbësore në komunitetet e tyre dhe punojnë për t’i bërë ato më të forta.
Shoh biznesmenë dhe sipërmarrës që bëjnë novacione, ofrojnë produkte e shërbime të reja, të cilat përmirësojnë jetën dhe krijojnë vende pune, në përpjekje për ta bërë Shqipërinë një vend ku të rinjtë të duan të ndërtojnë jetën e tyre.
Shoh përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave të pavarura që marrin përsipër rreziqe dhe mbështesin nevojat e atyre që nuk kanë zë, ndërsa organizojnë qytetarët për çështje të rëndësishme për ta dhe për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë.
Shoh gjyqtarë, prokurorë, hetues, avokatë dhe shumë të tjerë që punojnë shumë për të reformuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe për të luftuar korrupsionin, në mënyrë që të gjithë të jenë me të vërtetë të barabartë përpara ligjit.
Teksa NATO i afrohet ditëlindjes së 75-të, shoh anëtarë të ushtrisë shqiptare që po mbrojnë demokracinë dhe vlerat tona të përbashkëta prej atyre që kërkojnë t’i shkatërrojnë ato.
Me pak fjalë, shoh një komunitet njerëzish që kjo Ambasadë është thellësisht krenare t’iu qëndrojë krah për krah si miq, partnerë dhe aleatë.
Më lejoni ta mbyll duke ndarë një shprehje të urtë nga shkrimtarja e pakrahasueshme amerikane, Toni Morrison. Në diskutimin e dokumentit tonë themelor, Deklaratës së Pavarësisë, Morrison donte tha se do të donte “që Xhefersoni të mos kishte përdorur frazën ‘rendja pas lumturisë’, si e drejta e tretë … do të doja të kishte shkruar jetën, lirinë dhe rendjes pas diçkaje kuptimplotë ose integritetit ose së vërtetës… ju nxis, ju lutem mos u kënaqni me lumturinë. Nuk është mjaftueshëm e mirë. Sigurisht që ju e meritoni atë. Por nëse kjo është gjithçka që keni në mendje – lumturinë – dua t’ju sugjeroj se suksesi vetjak i zbrazët nga të qenit kuptimplotë, pa një përkushtim të qëndrueshëm ndaj drejtësisë sociale, është më shumë se një jetë shterpë, është një jetë e rëndomtë. Është të dukesh mirë në vend të bësh mire.”
Morrison vazhdoi “ti vetë mund ta shkruash rrëfimin e një jete të denjë .” Pra, tek festojmë sonte, le të ripërtërijmë angazhimin tonë për një jetë të denjë, për të bërë mirë dhe për ta bërë atë së bashku. Le ta mbështesim njëri-tjetrin ndërsa vazhdojmë të bëjmë punën e rëndësishme që i bën të dy vendet tona më të mira dhe më të forta dhe që i jep kuptim të gjithë jetës sonë.
Në fund, më lejoni të vlerësoj personelin fantastik të ambasadës sonë për festën e sotme. Ky aktivitet ishte një përpjekje e vërtetë në ekip, por më lejoni të falënderoj veçanërisht Michael Heise, John Johnstone dhe Andrea Broggi për drejtimin e kësaj përpjekjeje./m.j

Next Post
Denaj takim me Pecin në Kosovë: Forcojmë  bashkëpunimin në sektorin bujqësor mes dy vendeve

Denaj takim me Pecin në Kosovë: Forcojmë bashkëpunimin në sektorin bujqësor mes dy vendeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com