Hapet Unaza e Madhe. Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë marrë pjesë në hapjen e Unazës së Madhe të Tiranës.
Një projekt prej 29 kilometrash i gjatë që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.
Unaza e madhe është projekti më i madh infrastrukturor në kryeqytet, i finalizuar brenda afateve dhe do të çlirojë Tiranën nga trafiku si dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi.











