Rreth orës 13:00 ose 14:00 priten të gjitha konfirmimet, njoftojnë burimet e brendshme të FFK-së, raporton KTV.
Gjashtë lojtarët – Ujkani, Shala, Rashica, Rrahmani, Berisha e Meha – që kanë mbetur pezull, sot pritet të mësojnë vendimin e FIFA-s se a do të kenë të drejtë t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Për Milot Rashicën dhe Amir Rrahmanin dje është raportuar se kanë marrë përgjigje pozitive dhe sot pritet konfirmimi, ndërsa për Ujkanin, Shalën, Berishën e Mehën, komisioni i FIFA-s për shqyrtimin e kërkesave të lojtarëve pritet të mblidhet tani pas orës 11. (b.an)