• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pritet rivlerësimi i banesave, ekspertët: Shitësit janë tërhequr nga marrëveshjet, synojnë të fitojnë më shumë në 2026

by Os De
15/11/2025 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronarët e apartamenteve dhe shtëpive private që kanë nxjerrë pronat në shitje muajt e fundit janë tërhequr përkohësisht nga tregu, pasi po presin procesin e rivlerësimit me tatim 5% të pasurive të paluajtshme, që është përfshirë në paketën fiskale të Ministrisë së Financave e cila pritet të zabtohet më datë 1 janar të vitit të ardhshëm.

“Momentalisht një pjesë e madhe e apartamenteve që janë për rishitje po presin procesin e rivlerësimit dhe nuk po shiten. Vetëm një numër i vogël po kryejnë transaksione, kryesisht ata që kanë ndonjë hall ose problematikë dhe janë të detyruar të shesin. Ne konkretisht kemi kthyer disa kaparre, sepse shitësit janë tërhequr nga marrëveshjet”, thotë Ervin Demirxhiu, agjent i pasurive të paluajtshme.

Gjatë diskutimeve për hartimin e skemës, agjentët imobiliarë kanë kërkuar një normë më të ulët, 2–3%, por pavarësisht se 5% nuk konsiderohet optimale, sipas tyre do të ndihmojë në zhbllokimin e tregut.

“5% nuk është vlera më e mirë e mundshme, por është shumë më mirë se 15%. Sigurisht që një normë më e ulët do kishte një impakt më pozitiv për qytetarët, por edhe kjo është e pranueshme”, thotë Demirxhiu.

Nga procesi i ri i rivlerësimit pritet të preket një numër i konsiderueshem pronash ku pjesa më e madhe i përket pallateve të vjetra, të cilat kanë diferencë të madhe midis vlerës së vjetër të regjistruar dhe çmimit aktual të tregut.

“Mbi 90% e pronave të vjetra do të preken. Kushdo që ka blerë një apartament vite më parë e ka sot vlerën dyfish ose trefish më të lartë. Nëse një pronë është blerë 10 vite më parë me 100 mijë euro, sot mund të vlejë 250 mijë euro. Kjo krijon një diferencë tatimore 150 mijë euro, e cila me rivlerësim tatohet me një normë tre herë më të ulët se zakonisht”, shprehet Demirxhiu.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rreth 168 mijë pasuri të paluajtshme iu nënshtruan për herë të fundit rivlerësimit, atëherë me normë 15%. Këtë herë, për shkak të uljes në 5%, pritet një numër shumë më i lartë aplikimesh.

Next Post
Reshje shiu javën e ardhshme në Vlorë, Bashkia-qytetarëve: Tregohuni vigjilentë, shmangni parkimin e mjeteve në këto zona..

Reshje shiu javën e ardhshme në Vlorë, Bashkia-qytetarëve: Tregohuni vigjilentë, shmangni parkimin e mjeteve në këto zona..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

February 28, 2026
Përshkallëzojnë tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon me raketa Teheranin

Përshkallëzojnë tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon me raketa Teheranin

February 28, 2026
“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In