Një grua ka ndërruar jetë në terminalin e autobusëve të Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, dhe ka ngjallur panik te personat që ndodheshin aty në ato momente.
61-vjeçarja, me inicialet B.K, ishte e ulur në një stol në momentin që ndërroi jetë.
Gjatë mbërritjes së policisë, në trupin e saj nuk u konstatua asnjë shenjë dhune.
Paraprakisht dyshohet se ajo mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Një ndër faktorët mund të ketë qenë edhe vapa, pasi ditët e fundit temperaturat kanë shënuar vlera të konsiderueshme./a.m.