Ilir Meta dhe Edi Rama mund të jenë duke kryqëzuar shpatat në Tiranë, por sot do jenë së bashku në Prishtinë. Presidenti dhe kryeministri janë nisur veç e veç sot në mëngjes drejt Kosovës, ku do të marrin pjesë në veprimtaritë publike për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ku do të jetë i pranishëm edhe ish-presidenti amerikan Bill Klinton.
Aty ku dështoi 30 qershori, ja “arriti” Klinton. Do të jetë interesante të shihet se cila do të jetë sjellja e tyre pak orë pas përplasjes së fortë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. /Javanews.al