• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prishtina kujdes që t’mos bëhet pjesë e krizave që Brukseli ka me Stambollin, shqiptarët nuk janë tregtarë miqësish

by Java News
20/12/2016 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Nga Pandeli Majko

Më lejoni të shpreh kënaqësinë për ftesën për të folur në Konferencën e IV-ët të Ambasadorëve të Kosovës.

Të mësohesh me veten është po aq sfiduese sa të mësosh të tjerët të të pranojnë ai që je. Ky është një rregull që nuk funksionon vetëm në marrëdhëniet njerëzore por edhe në ato ndërkombëtare.

Krijimi i shtetit të Kosovës erdhi pas ndërhyrjes së NATO-s në konfliktin i cili u konsiderua më i rëndësishmi në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.

Marrëdhënia e shtetit të Kosovës me Naton përfaqëson atë që është. Ajo është praktike dhe një aspiratë e konsoliduar. Kjo marrëdhënie në Kosovë lidhet me prezencën e NATO-s në territorin e saj, Kjo marrëdhënie krijoi kushte lehtësuese për integrimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Ajo u bë bazë e strukturës së sigurisë rajonale për anëtarësimin në Aleancë, së shpejti, të Malit të Zi dhe nxitjen e Maqedonisë dhe Bosnjës për të ecur në këtë drejtim.

Prishtina është aktualisht një ndër qëndrat e rëndësishme që prodhon influencë ndërkombëtare në rajon. Precedenti i shtetit Kosovës është ndër me të përdorurit në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të zhvillohen sesione të posacme të rregullta të Këshillit të Sigurimit. Statusi i shtetit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare përfaqësohet edhe me një vendim të një Gjykate Ndërkombëtare.

Edhe si qytetar i Kosovës, dëshiroj të theksoj se situata e pas vitit 1999 na ka kthyer në “nxënës” në diplomaci. Ky është një rol i panatyrshëm pasi duhet të mësojmë vetë. Leksionet e para po meren kryesisht duke mësuar nga gabimet.

Dikur në Jugosllavinë e vjetër, Kosova shikohej si protagoniste e prishjes së statukuosë në europën juglindore. Ky fakt tashmë ka ndryshuar. Shumë eksperienca të mëparshme nuk janë të vlefshme. Kosovës dhe ndërgjegjes së saj shtetërore i duhet të rishpikë vetëveten.

Kthimi i kokës pas vlen për të kujtuar se goditjet që interesat e Kosovës morën pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore e ktheu atë në të parapëlqyerën e cdo faktori të jashtëm që dëshironte të ndryshonte balancat gjeopolitike në rajon. Kjo i bënte shqiptarët viktima dhe humbës njëkohësisht. Në këtë periudhë ata u përfaqësuan nga elita politike të kompromentura dhe bartës të një diplomacie të paqartë.

Sot, Kosovës i duhet të tejkalojë traumën e pasluftës pa emocionet e fitores. Ajo që po vjen nuk është një rrugë e lehtë. Kosova aktualisht është fibra e re europiane e stabilitetit rajonal. Ajo është përfaqësuese e statuskuosë dhe paqes. Prishtina zyrtare ka ndryshuar gjeopolitikisht vendin të cilin ka pasur. Praktikisht, për nga prezenca dhe infrastruktura ushtarake, Kosova është partnerja më e rëndësishme në rajon e NATO-s pas Italisë dhe Greqisë.

Në kuadër të marrëdhënies speciale që Kosova ka me NATO-n me një rëndësi themelore për të do të ishte verifikimi i cilësive të diplomacisë së saj në marrëdhëniet me fqinjët.

Me Shqipërinë i takon të ndërtojë një plan veprimi dhe të shmangë pamjet pa rezultate. Eshtë e qartë se bashkëpunimin e Prishtinës me Tiranën zyrtare do të ketë palë të treta të interesuara që ta trajtojnë atë si kthim në protagonizmin e vjetër të shqiptarëve si prishësit e statuskuosë rajonale. Ky është një paragjykim i tejkalueshëm. I paqartë është fakti që niveli aktual i marrëdhënieve midis dy vendeve është larg pritshmërive. Kjo po krijon një tendencë për idenë se mosfunksionimi i dy pjesëve vjen nga që ato duhet të ishin bashkë… Mendoj se kjo që ndodh midis Kosovës dhe Shqipërisë është pamja e qartë e mos të mësuarit me veten dhe strukturën e re rajonale ku shqiptarët kanë pjesën e tyre të protagonizmit. Padyshim, kjo është një temë që tejkalon diskutimin e sotëm.

Në marrëdhënien me Maqedoninë mendoj se Kosova duhet të ketë një vëmendje esenciale diplomatike. Marrëdhënia me këtë shtet duhet të konsiderohet strategjike dhe e sigurisë kombëtare. Ka shumë arsye të cilat lidhin statusin rajonal të Kosovës me stabilitetin e këtij shteti. Ky fqinj ndodhet në një presion të pazakontë të fqinjëve të vet nga njëra anë dhe probleme të brendëshme politike nga ana tjetër.

Për arsye të paqartësive politike atje dhe të ndërhyrjeve nga jashtë nuk është cudi që Maqedonia të rrezikojë “libanizimin” duke implikuar shqiptarët. “Bashkëfajtorë” për këtë do të shpallen Prishtina dhe Tirana edhe si pasojë e paqartësisë që do të krijohet.

Prishtina është në kohë që të jetë bartëse e një diplomacie aktive që nxit marrëdhënien më Malin e Zi. Ajo duhet të gjejë një zgjidhje për cështjen e kufirit me këtë shtet që shpejt ka për tu bërë anëtar i NATO-s. Me zgjidhjen e ceshtjes së kufirit Kosova dhe Mali i Zi do jenë dy aleatë të natyrshëm rajonalë në të cilin Shqipëria dhe Kroacia do të garantonin një strukturë të fortë paqeje nën ombrellën e NATO-s.

Marrëdhënia e Prishtinës me Beogradin është një marrëdhënia që nuk përcaktohet por mund të përshtatet në proces. Ajo duhet pranuar si marrëdhënie e rëndësishme ku interesat dhe emocionet kanë ndarëse përkufizimet e diplomacisë. Beogradi, gjeopolitikisht qëndron në anën e kundërt të Prishtinës e cila sot është mbrojtëse e statuskuosë rajonale.

Politika zyrtare serbe pas prishjes së Jugosllavisë ka të qartë vetëm atë që nuk do. Kjo shprehet në nervozimin e diplomacisë së saj në marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe NATO-n. Marrëdhënia e tensionuar Serbisë me Kroacinë nga njëra anë dhe një aksion unilateral i Beogradit që dy shtete si Kosova dhe Bosnja të mos ndihen shtete normale e bëjnë politikën zyrtare serbe mjaft shqetësuese. Vendosja e një baze ruse në territorin e saj po bëjnë të qartë synimin për një politikë imponimi që nuk fshihet me deklarata.

Ka më shumë se një arsye që rajoni të njohë një diplomaci pragmatiste dhe elastike të Prishtinës zyrtare. Diplomacia e saj duhet të gjejë një marrëdhënie të re edhe me Greqinë. Eshtë shqetësuese që kryeministri grek dëshiron të vizitojë Beogradin në një përpjekje për të balancuar një fërkim mediatik midis Tiranës dhe Athinës.

Me që jam në Prishtinë dëshiroj të nënvizoj një fakt. Në Luftën e Kosovës, Greqia pavarësisht dyzimeve të natyrshme mbajti anën e shqiptarëve. Ajo ndihmoi si një fqinj i mirë me logjistikë humanitare dhe nuk u bë pengesë apo të krijonte telashe, të cilat kur duan, grekët janë mjeshtra për ti krijuar.

Cështja came dhe diskutimi i saj ka prekur disa ndjeshmëri. Sigurisht, po të dëgjosh disa deklarata në Tiranë duket sikur spastrimi i shqiptarëve camë nga Greqia ka ndodhur në 1999-ën dhe lufta me Serbinë në 1944-ën. Kjo ka shkaktuar keqkuptime edhe në Prishtinë të cilat mendoj se janë të tejkalueshme. Marrëdhënia me Greqinë është shumë e rëndësishme por kush mendon se shqiptarët i impresionon duke veshur një xhup ushtrie e ka gabim. Ti përgjigjesh një gabimi me gabim është një histori e vjetër ballkanike.

Kosova dhe Shqipëria nuk janë as cilësi dhe as nënprodukt i politikës së Turqisë. Por po ashtu, është jashtë cdo diskutimi se miqësia që ato ndajnë me këtë shtet, është më e vjetër se sa presidenti Erdogan.

Prishtinës i takon të jetë e kujdesshme për të mos u bërë pjesë e panatyrshme e krizave që Brukseli ka me Stambollin. Shqiptarët nuk janë tregëtarë miqësish. Marrëdhënia me Turqinë mike nuk është dicka që zëvendësohet se dikujt nuk i pëlqen. Për më tepër po flasim për një nga anëtarët e rëndësishëm të NATO-s.

Prishtinës dhe Tiranës i duhet një bashkëpunim intesiv përballë shahut diplomatik që po luhet në rajonin tonë. Ai është përfshirë në një krizë të pashpallur e cila e ka tejkaluar trajtimin e saj në nivelin e marrëdhënies bilaterale. “Shahistin” që po luan me lojtarët e destabilitetit rajonal e shikon të pranishëm që nga nxitja e turbullirave në Mal të Zi, në stanjacionin politik në Maqedoni, në provokimin e murit “ndarës” në Mitrovicë, në kërkesat e Republikës Sërbska në Bosnjë dhe deri në tensionin serbo-kroat.

Duket sikur gjakderdhja e Alepos është larg por protagonistët e tij i kemi në qarkullim në rajon. Përballë kësaj situate forcimi i mardhënieve të Kosovës me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës merr rëndësi strategjike. Lodhjet periferike me kërkesat e Brukselit ndaj Prishtinës nuk duhet të keqinterpretohen. Europa nuk janë burokratët por civilizimi i saj. Pjesë të civilizimit nuk të bëjnë vizat.

Parashikimi se rajonin nuk e presin kohë të qeta e bën diplomacinë një mekanizëm sa të vlefshëm edhe delikat. Jetojmë në një periudhë kur e ke të vështirë të dallosh vijën ndarë midis politikës së jashtme dhe asaj të brendëshme. Ndaj, besoj se ripërkufizimi i diplomacisë sot është i natyrshëm dhe sfidues. Sigurisht.

Next Post
De Biazi: Vendi i dytë i vështirë, rivali ynë direkt mbetet Izraeli

“Më mirë që Etrit Berisha nuk vjen në Izrael, pasi do të masakronte Zahavin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Shpërthim dhe zjarr i madh në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi

VIDEO / Shpërthim dhe zjarr i madh në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi

January 29, 2026
DPT: Përllogaritja e kësteve të tatimit mbi të ardhurat njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Vjet mbi 20 mijë biznese të reja, kryeson Tirana me rreth 11.200 të tilla. Më pas vijnë Durrësi, Vlora e Fieri

January 29, 2026
Dilemat e PD dhe Kuvendi, Ivi Kaso: Riformatimi i Partisë Demokratike nuk është tabu

“Peleshi noter, Parlamenti realizon normën”, Kaso: Vetëm 3 deputetë dinë ç’është votuar për kodin penal

January 29, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

“Jemi në presion me kohën”, Mazniku flet për ‘Territorialen’: Procesi, me apo pa opozitën nuk ndalet më!

January 29, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

January 29, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

“Nuk duhet të bëhet dy herë i njëjti gabim”/Bejko: Berisha po vazhdon me të njëjtat skema bllokimi për Reformën Territoriale!

January 29, 2026
Fundi i një tabuje mesjetare, Franca heq konceptin e detyrimit martesor për marrëdhënie seksuale

Fundi i një tabuje mesjetare, Franca heq konceptin e detyrimit martesor për marrëdhënie seksuale

January 29, 2026
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Reforma territoriale po ribëhet, sepse e para dështoi”, Mërtiri: U bë në funksion të politikës, jo të qytetarëve!

January 29, 2026
Skandali seksual në Malin e Zi/ Pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit, flet zyrtarja e lartë: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

Skandali seksual në Malin e Zi/ Pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit, flet zyrtarja e lartë: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

January 29, 2026
Trump mbledh kabinetin pas debateve mes demokratëve dhe republikanëve: Po punojmë të mos kemi mbyllje të dytë të qeverisë

Trump mbledh kabinetin pas debateve mes demokratëve dhe republikanëve: Po punojmë të mos kemi mbyllje të dytë të qeverisë

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In