• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Pjerin Ndreu kundër IKMT-së: Nëse vjen, ti më shkatërron turizmin. Nuk jemi ushtar rreshti

by Ardit Rada
10/06/2020 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Task Forca për Turizmin është mbledhur ditën e sotme në Golem dhe një nga çështjet që u diskutua ishte aksioni i IKMT-së për të prishur ndërtimet pa leje në bregdet. Të pranishëm në mbledhje ishin ministri i turizmit Blendi Klosi, ministri i Brendshëm Sandër Lleshja, si dhe kryetarët e bashkive e prefektë.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu kundërshtoi mënyrën e veprimit nga ana e IKMT-së duke u shprehur se kryebashkiakët nuk janë ushtarë rreshti dhe se IKMT nuk mund të bëjë vendin rrëmujë.

Blendi Klosi: Në plazhet tona ka situatë anormale. Në 12 bashki të vijës sonë bregdetare ka çmime të ndryshme. Dymbëdhjetë kryetarë bashkie kanë çmime të ndryshme. Duhet të kemi unifikim. Nga veriu në jug nuk kemi unifikim. Pse është shtyrë data 15 nëntor për fund sezoni? Ju garantoj se nuk ju kërkon kush që të shkojë në plazh në këtë kohë. Pagesa juaj është me sezon. Ne duhet të kemi prioritet që në 12 muaj që vijnë për pushime këtu. ka më shumë hapësirë për më shumë biznes për operatorët turistikë.

Pjerin Ndreu: Barra për të përgatitur këtë sezon turistik bie mbi bashkitë, mbi ne. Nuk mund të ndodhë që të vijë IKMT e të bëjë rrëmujë e bashkia të mos ketë dijeni, kjo është e parregullt. IKMT duhet të vijë dhe të na informojë. Nëse vjen ti, ti më shkatërron turizmin. Nëse bëhet kjo, unë si bashki refuzoj të marr pjesë në të tilla aksione.

Ne nuk jemi ushtar rreshti. Nëse ju mendoni se jemi polici rreshti, harrojeni. Kemi punën tonë. Është bërë izolimi i kompetencave të pushtetit lokal. Duhet të biem dakord me pushtetin lokal. Ka 30 vjet objekti pa leje dhe tani në kohën e turizmit e shkatërrojmë. Bashkia është institucion serioz e ju duhet ta konsideroni atë.

Sandër Lleshaj: IKMT është një institucion serioz, që mban përgjegjësinë në një vend të pushtuar nga paligjshmëria. IKMT është përballur me paligjshmërinë dhe krimin në vend e këtë detyrë do të vazhdojë ta ruajë. IKMT ka marrëdhënie të drejtpërdrejta me shkelësin e ligjit dhe nuk ka raport me kryebashkiakun. IKMT do ta vazhdojë këtë punë në funksion të ligjit, me vendosmëri. IKMT e policia veprojnë drejtpërdrejtë dhe nuk marrin autorizim as nga ministri as nga kryetari i bashkisë, as nga Zoti vetë, por vetëm i përmbahen ligjit.

IKMT ka ndërhyrë për cilësinë më të mirë të turizmit. Ndërhyrja është që të kemi një bregdet jo afrikan, por europian. Nuk duhen ndërtime pa leje, nuk ka cuba që pushtojnë plazhin,. por ka rregull e ka standarde europiane. Jemi një vend që duhet të afrohemi me BE, e duhet që të kemi standarde europiane.

/e.rr

Next Post
Lefter Maliqi “tradhton” opozitën parlamentare: Do votoj marrëveshjen për “Reformën Zgjedhore”, i ka ikur koha Edi Ramës

Lefter Maliqi "tradhton" opozitën parlamentare: Do votoj marrëveshjen për "Reformën Zgjedhore", i ka ikur koha Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In