Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin bregdetar të Sarandës.
Sipas informacioneve të para, një shtetas është vrarë me armë të ftohtë, e llojit thikë.
Policia shprehet në një njoftim paraprak se:
Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas ende i paidentifikuar, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.
/a.r