Krushqia e prishur ka rezultuar në sherr masiv midis dy familjeve shqiptare në Itali, ku si armë janë përdorur thika e shkopinj bejsbolli. Bilanci i sherrit ka qenë 6 të plagosur dhe nëntë persona nën hetim, raporton BalkanWeb.
Ngjarja është bërë e ditur nga shtypi italian, por nuk janë dhënë emrat e të përfshirve në sherr. Njëra nga familjet shqiptare është me banim në Desenzano dhe tjetra në Breshia.
Ka qenë kjo e fundit që shkoi në shtëpinë e familjes tjetër, çka solli dhunën.
Në sherr u përfshinë gjashtë burra e tri gra, ndërkohë që familja agresore, e cila kishte ardhur e përgatitur për sherr, ishte më e dhunshme.
Personat nën hetim nga policia janë të moshës nga 17 në 55 vjeç.
BW