Një sherr për prishjen e një pazari, ka përfunduar me nxjerrjen e armëve në fshatin Sheq, në Urën Vajgurore.
K.D, 60 vjeç, banues në fshatin Sheq dhe A.B, 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi nuk kanë rënë dakort për të realizuar tregti me njëri- tjetrin për shkak të çmimit janë konfliktuar.
Në konflik e sipër dyshohet se shtetasi K.D ka qëlluar me armë gjahu (çifte) drejt automjetit në të cilën ndodhej shtetasi A.B.
Nga ky konflikt nuk ka pasur persona të dëmtuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e këtij konflikti. (java / r.a)